1a6f373edd38ff354fab358e2a6503d9

Arsyet pse Japonia është një nga vendet më të zhvilluara në botë

Spread the love

Arsyet pse Japonia është një nga vendet më të zhvilluara në botë

Shteti i Japonisë  njihet si një ndër shtetet më të pasura në  botë. Fëmijët në këtë shtet që nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë mësojnë një lëndë e cila quhet “ Rruga për tek morali”, ku nxënësit mësojnë për sjelljet me njerëzit. Ndërsa nga klasa e parë deri në klasën e tetë nuk ka ngelje të nxënësve, pasi qëllimi në këtë periudhë është edukimi, ngulitja e koncepteve dhe formimi i personalitetit dhe jo vetëm mësimdhënia.

Japonezët edhe pse janë ndër njerëzit më të pasur në botë nuk kanë shërbyes që kujdesen për punë të shtëpisë ashtu siç e kanë një pjesë e botës së pasur, por prindërit janë të obliguar të kujdesën për shtëpinë dhe fëmijët. Po ashtu nxënësit japonez i pastrojnë vet shkollat në bashkëpunim me mësuesit e tyre, çdo ditë nga gjysmë ore, gjë që bën të mundur përgatitjen e një brezi modest dhe që kujdeset për pastërtinë.

 

Me që nxënësit konsiderohen e ardhmja e Japonisë, drejtorët dhe mësuesit nëpër shkolla ushqehen gjysmë ore para se të ushqehen nxënësit për të qenë më të sigurt në ushqimin që konsumohet.

Japonezët i kushtojnë rëndësi të madhe shëndetit që në moshë të vogël. Fëmijët e tyre i marrin çdo ditë me vete në shkollë furçën e dhëmbëve dhe i pastrojnë dhëmbët pas çdo ngrënie, shprehi kjo që u mundëson ruajtjen e shëndetit që nga mosha e hershme.

Përdorimi i telefonave është i ndaluar nëpër vende të mbyllura si në trena, restorante dhe në vend të “silent” është e shkruar fjala “moral”. Secili njeri që shkon për të ngrënë në restorant nuk merr ushqim më shumë se sa ka nevojë dhe asnjëri nuk e lë ushqimin në pjatë.

Ajo që bije në sy është trajtimi i pastruesve të rrugëve të Japonisë. Ata quhen ‘inxhinierë të shëndetit’ dhe rroga e tyre është nga 5000 deri në 8000 dollarë amerikan, ndërsa pranimi i tyre në punë kalon nëpër disa provime me gojë dhe me shkrim.

Se populli japonez e vlerësojnë shumë kohën dhe kujdesën për orët, minutat dhe sekondat na dëshmon rasti i trenave ku mesatarja e vonimit te tyre është 7 sekonda në vit.

 

E huazuar për Revistën Vlera