293988679_10158944668808202_2697193488519206539_n

PËRKTHIMET E PARA TË SUREVE NË GJUHËN SHQIPE

Spread the love

Në gjuhën shqipe përkthimet e para të sureve dhe ajete të Kuranit janë bërë nga poeti i madh i letrave shqipe Naim Halid Bej Frashëri në veprën me emrin “Mësime”, (botuar në Bukuresht më 1894) me titullin ‘Thelb i Kuranit.

“M’emër të Zotit Math q’është ndjesë math e mëshirë shumë” përkthen Naimi fjalët me të cilat nis çdo sure e Kuranit.

BISMILLAH AR-RAHMAN AR-RAHEEM … (bi-smi llāhi r-raḥmāni r-raḥīmi).

Ky përkthim ndryshon shumë nga përkthimet e tjera në gjuhën shqipe. H. Sherif Ahmeti p.sh. e përkthen ” Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.

Përkthimi i Naimit i jep strukturës së formulimit një semantikë shumë të pasur falë nuancave dhe togëfjalëshave. Në këtë rast togëfjalëshi Zot i Math shpreh madhështinë e Zotit, dhe në të njëjtën kohë e dallon atë nga përdorimet e tjera të fjalës zot, siç janë : zotëri, zot shtëpie etj.

Tek Naimi togëfjalëshat “ndjesë math e mëshirë shumë”, janë pa aq sinonime sa edhe kuptime me premisa dallimore.

Ndjesa është falja e fajit duke e mbuluar atë dhe duke e ruajtur njeriun prej tij, ndërsa mëshira është ndjenja e dhembshurisë e cila ngërthen çdo aspekt të veprimit dhe mendimit.

Përkthimi i Naim Frashërit hedh bazat e kuranologjisë në gjuhën shqipe, të gjuhësisë shqiptare dhe kritikës shkencore.

Material i përpunuar nga shkrimi i Mahmut Hysës se titullin ” Naim Frashëri si përkthyes i Kuranit” botuar në revisten Perla, Tiranë 2013

 

Foto : Naim Halid Bej Frashëri