1cd2d68a973a3d2de27f54f55a7d371f

THËNJE TË URTA NGA IMAM ALIU

Spread the love

THËNJE TË URTA NGA IMAM ALIU (Paqja qoftë mbi të )

 

Autori i veprës së mire është më i mire se vepra e tij, ndërsa autori i veprës së keqe është më i keq se vepra e tij.

*                *

Bëhu bujarë por jo plëngprishës. Bëhu i kursyer, por jo koprrac.

*                  *

 Gjëja më e mirë nga pasuria është braktisja e dëshirave.

*                        *

 Prijësi i besimtarëve-Alejhiselam!-thotë: Njërëzit flasin çka nuk dinë lidhur më atë që na shpejton atë që nuk e dëshirojmë.

*                         *

Kush e thellon dëshirën e vet, ç’vlerëson veprën e vet.

*                     *

 

Ishte nisur për në Siri, kur i dolën para banorët e Anbarit. Posa e panë, ata nisën të ecin, kurse pas pak kohe filluan të vrapojnë para tij. Ai i pyeti:”Pse po e bëni këtë?”Ata iu përgjigjen:”Kjo është mirësjellja jonë më të cilën u shprehim respekt eprorëve tanë”. Pas kësaj ai deklaroi : Për Allahun, kjo nuk ju sjell dobi parisë tuaj. Më të vërtëtë ju mundohuni në këtë botë dhe kështu siguroni varfëri për botën tjetër. Sa e mundimshmë është përpjekja pas të cilës qëndron ndëshkimi dhe sa e dobishmë është qëtësia në të cilën ka shpëtim nga zjarri?!

                                        *                *                      *

 

I kishtë thënë Hasanit, birit të vet: “Biri im, mbaj mënd nga unë katër edhe katër. Nuk do të bëjnë dëm nëse u përmbahesh. Mëndja vërtët është pasuria më e madhe marrëzia varfëria më e madhe,të dashuruarit në vetvetë vetmi e shkretë, ndërsa morali i mire origjina më fisnike. Biri im ruaju nga miqësia më të marrin, nga se mund të tëntojë të ndihmojnë, por të bën dëm. Ruaju nga miqësia më koprracin, sepse do ta kthejë shpinën kur të nëvojitët më së shumti. Ruaju nga miqësia më të korruptuarin, sepse do të shesë për hiçgjë

 *                            *

Të mirat e pa obligueshmë nuk do të ofrojnë të Allahu nëse pengojnë zbatimin e obligimëve të prera.

*                        *

Gjuha e të urtit ndodhet mbrapa zemrës së tij kurse zemra e budallait ndodhet mbrapa gjuhës së tij.

 *                                *

Në variantin tjetër duke kështu: Zemra e njëriut të marrë ndodhet në gojën e tij, gjersa gjuha e të mënçurit – më zemrën e tij.

 

***                  **                                **

I kishtë thënë një shoku kur ky ishtë i sëmurë: Allahu ta bëftë  sëmurjen tënde mjet për faljen e mëkatëve, nga se nuk ka shpërblim për sëmurje, por ajo fshinë mëkatë dhe bën që ato të bien siç bien  gjethet. Shpërblimi bazohet në fjalët e gojës dhe të bërit e ndonjë punë më duar dhe këmbë. Më të vërtët, Allahu i Madhëruar e fut në Xhennët atë prej robërve  të Tij të cilin Ai dëshiron në bazë të qëllimit të sinqërtë dhe virtytit të zemrës.

 

 

Marrë nga libri “ Nehxhul Balaga – Shtegu I Elokuencës.