7d734c80452515a22407c054b3da6cfe

RRËFIME NGA BOTA E KAFSHËVE

Spread the love

RRËFIME NGA BOTA E KAFSHËVE

Autor : Mimoza Sinani

 

Pinguinët

Pinguini është zog. Por krahët e tij të shkurtër i bëjnë të mundur atij që të lëvizë nën ujë, jo në ajër.

Këto krijesa të bukura mund të lëvizin tepër shpjet nën ujë.

Nëse një zhvillohet një garë noti ndërmjet pinguinëve dhe njerëzve, pinguinët do të ishin sigurisht fitues.

Pinguinët do ta fitonin garën e notit sepse ata mund të notojnë tre herë më shpjet se sa një kampion olimpik. Përveç kësaj, ata notojë duke shpenzuar një sasi shumë të vogël energjie.

Një pinguin mund ta bëjë këtë sepse Zoti e krijoi trupin e tij ashtu që ai të jetë në gjendje të notojë shpejt.

Pinguinët, të cilët mund të lëvizin në ujë pothuajse si një motobarkë, janë kampionët e vërtetë të notit ndërmjet kafshëve tokësore.

 

Milingonat

Të dashur fëmijë!

A keni parë ndonjëherë ndonjë milingonë të ecë rreth e rrotull vetëm?

Sigurisht që ka pasur një milingonë tjetër, apo disa të tjera aty pranë. Nëse ju i ndiqni këto milingona, ju do të hasni shumë të tjera.

Këto krijesa të vogla jetojnë në familje të mëdha, me popullsi prej qindra mijëra apo ndonjëherë miliona. Këto familje quhen koloni.

Ndërmjet anëtarëve të kolonisë ka solidaritet, bashkëpunim, vetësakrificë dhe pjesëmarrje.

Madje edhe një pikë e vetme uji ndahet ndërmjet tyre.

Ushqimi që mblidhet grumbullohet në fole që të ndahet.

Milingonat punëtore gjethe-prerëse i presin gjethet  e pemëve dhe bimët e tjera në pyll, ditën dhe natën.

Më pas, duke i mbajtur copat e gjetheve si një velë, ato i bartin ato në fole.

Bartja e gjetheve është një detyrë e vështirë, por këto punëtore të vogla janë shumë më të  fuqishme se sa mendoni ju.

Detyra që kryejnë milingonat është si ajo e vrapimit të një njeriu, të një distance prej 1 km në 2.5 minuta, me 250 kilogramë të hedhur mbi supet e tij. Asnjë njeri nuk mund t’i bëjë ballë një detyre të tillë të vështirë.

A mendoni ju se milingonat i hanë gjethet që ato i kanë prerë?

Jo! Milingonat nuk i hanë vetë gjethet. Ato mund të ushqehen vetëm me një lloj të veçantë kërpudhash.

Nëse ato nuk i hanë gjethet, atëherë çfarë bëjnë milingonat me këto gjethe?

Ato i përdorin këto gjethe si “material të parë” për punën e tyre bujqësore.

Ju habiteni si?

Ato i përdorin ato për të rritur kërpudhat.

Me qëllim që ta bëjnë këtë, milingonat vrapojnë në qindra ferma kërpudhash në folenë e tyre.

Punëtoret ua shpërndajnë copat e gjetheve milingonave të tjera që punojnë në fermat e kërpudhave.

Ato që i marrin gjethet, së pari, i pastrojnë ato.

Më pas, ato i copëtojnë ato në copa.

Tani është radha e milingonave më të vogla.

Këto milingona e kanë gjatësinë 2 mm, që është rreth sa madhësia e një kokrrize rëre.

Ato i përtypin këto copa në formë brumi dhe e përdorin këtë brumë mbi tokën e fushës bujqësore të kërpudhave.

Më pas ato i fermentojnë kërpudhat me këtë brumë.

Ditën tjetër, shtresat e bardha të kërpudhave kultivuese e mbulojnë brumin e gjetheve.

Dhe, më së fundi, ushqimi që milingonat mund të hanë është prodhuar.

Tani ato mund të mbledhin kërpudha.

Këto milingona kërpudha-mbledhëse, së pari, kujdesen për milingonat e tjera dhe i bartin kërpudhat që ato i kanë mbledhur te punëtoret.

Milingona që mbledh kërpudha i ofron ushqim të rrjedhshëm nga kërpudhat një punëtoreje që punon në një vend tjetër të folesë.

Në këtë mënyrë, të gjitha milingonave – nga ato gjethe-prerëse deri te ato përtypëse – iu sigurohet ushqimi që ju nevojitet.

Sapo të mblidhen të gjitha kërpudhat, nevojitet që të largohen mbetjet e mbeturinave.

Punëtoret bartin çdo copë, një nga një, dhe e pastrojnë dhomën e prodhimit.

Ka milingona të tjera që kryejnë detyra të tjera në koloni.

Për shembull, mbrojtja e folesë merret përsipër nga milingonat ushtare të fuqishme, trime dhe vetësakrifikuese.

Ju mund ta keni të vështirë të besoni se milingonat ushtare, madje, i kafshojnë këpucët dhe çorapet e njeriut që afrohet tek foleja e tyre.

Me të kapur ato diçka me dhëmbët e tyre, ato nuk e lëshojnë atë më kurrë.

Madje edhe nëse pjesa tjetër e trupave të tyre dëmtohet, ato nuk i tërheqin dhëmbët e tyre, por sakrifikojnë jetën e tyre në mbrojtje të kolonisë.

Kjo është një sakrificë mjaft serioze.

Milingonat vendosin një rregull perfekt. Megjithatë, nuk ekziston as ndarja e punës, as ndonjë milingonë që e mbikëqyr  punën në koloni.

Sidoqoftë, çdo milingonë e di se cilën detyrë duhet të kryejë. Ndarja e punës është bërë përpara se ato të lindnin dhe milingonat e kryejnë shërbimin e tyre në mënyrë të përsosur.

Është Zoti, krijuesi i të gjitha gjërave, Ai që bëri që milingonat t’i kryejnë të gjitha këto detyra. Ky fakt tregohet në Kur’an si vijon:

E Tij është çka në qiej dhe në tokë dhe të gjithë vetëm Atij i përulen. (Kur’an: 30-26)