tumblr_m1adgwfPO01qde0gmo1_500

4 pyetjet para kalimit të urës së Siratit; nga Profeti Muhamed (P.q.m.f)

Spread the love

I Dërguari (s.a.v.) ka thënë: “Në Ditën e Kiametit, robi nuk do të kalojë urën e Siratit pa u përgjigjur në katër pyetje: si e ka kaluar jetën e tij; me çka e ka ushqyer trupin e tij; si e ka fituar dhe ku e ka harxhuar mallin e tij, dhe për dashurinë ndaj Ehli Bejtit”.

Nga hadithi na bëhet e qartë se një njeri me iman duhet që ta jetojë jetën me nder, të mos e neglizhojë trupin e tij dhe fitimi e harxhimi i tij duhet të jetë hallall. Por, nëse shkon nga kjo botë vetëm në këtë mënyrë, ai do të ketë mangësi dhe kjo nuk është asgjë tjetër veçse dashuria ndaj Ehli Bejtit. Ju lutemi që të mos rrëqetheni gjatë marrjes së erës së luleve të dashurisë sonë ndaj Ehli Bejtit sepse, dashuria për ata është feja, dashuria për ata është imani. Një Islam pa Ehli Bejti është sikur një botë pa diell. Sikur të mos kishte qenë obligim (farz) për neve dashuria ndaj Ehli Bejtit, ne nuk do të pyeteshim për dashurinë ndaj tyre. Sikur që duhet të kujdeset për çdo aspekt të jetës së tij, njeriu nuk duhet ta injorojë dashurinë ndaj Ehli Bejtit. Dhe, kjo dashuri bëhet vetëm përmes lidhjes së sinqertë ndaj tyre.

Hadithin e përcjellin këta dijetar:

Muttaki el-Hindi në librin “Kenz-ul Ummal”

Tabarani në librin “Mu’xhem-ul Kebir”

Ibn Asakir në librin “Tarih Damask”

Hejsemi në librin “Mexhma’uz-Zevaid”.