fa10bf2d5d3ddc2667668611cf10030a

Pasimi i Ehli Bejtit – Familjes së Profetit

Spread the love

 

Pasimi i Ehli Bejtit – Familjes së Profetit

 

Njëri prej sahabeve, Zejd ibn Sabiti, ka thënë: Kam dëgjuar nga Resulullahu (s.a.v.): “Shkoni mbas Ehli Bejtit tim, mos kaloni para tyre, përndryshe do të shkatërroheni! As mos u mundohuni t’i mësoni ata sepse ata janë më të dijshëm se ju!”

 

Në këtë hadith na tregohet haptas për epërsinë e diturisë së Ehli Bejtit, por shumica e myslimanëve nuk kanë marrë prej tyre asnjë dituri dhe këtë vazhdojnë ta bëjnë ende. Ne nuk mund të dimë arsyen e kësaj shkuarjeje të verbër të njerëzve në shkatërrim! Është një realitet i hidhur se shumica e librave të tefsirit ose të haditheve synnite qëndrojnë larg prej diturisë së Ehli Bejtit dhe përmbajnë shumë pak njohuri për ata.

Duke pasur përpara një kanosje të qartë të të Dërguarit (s.a.v.) ne nuk mund të vijmë në ndonjë përfundim tjetër përveç kësaj: braktisja e Ehli Bejtit është bërë vetëm për arsyen e arritjes së mbretërisë së kësaj bote. Ndërsa, ne nuk besojmë se kanë guxim që t’i hynë kësaj pune ata që i besojnë llogaridhënies në Ditën e Gjykimit. Po mirë, ajo kohë e kaluar nuk është më, por nuk mund të kuptojë inatin e dijetarëve të ditëve të sodit. Për hir të cilës dashurie nuk mund ta pranojnë rrugën e Ehli Bejtit?

Hadithin e përcjellin këta dijetar:

Tabarani në librin “Mu’xhem-ul Kebir”

Muttaki el-Hindi në librin “Kenz-ul Ummel”

Ibn-i Haxher el-Hejtemi në librin “Sava’ik-ul Muhrika”

Hejsemi në librin “Mexhma’uz-Zevaid”

Sujuti në tefsirin “Dur-ul Mensur”