FATIME ZEHRA (poezi)
FATIME ZEHRA
Të lumtura ishin ato ditë
Kur Pejgamberi u lajmërua
Për një lajm të ri
Se do të lindë një fëmijë
Katër zonjat e Xhennetit
Hynë në shtëpinë e Profetit
Plot me fat e krenari
Të lidhin një kondak të ri
Porsi hëna e plotë
Ishte fytyra e Fatimes
Ngjyrë e bardhë e faqekuqe
Buzë të njoma si burbuqe
A thua pse,
Allahu e zbriti suren Keuther
Me rastin e lindjes së vajzës së Pejgamberit?
Atëherë kur femra
Aspak nuk vlerësohej
Lindet ylli i pashuar
Idealja e madhëruar
Fjala më e hidhët
Në ishullin e Arabisë
Ishte ebter, farëshuar
I thanë Profetit të Perëndisë
Pse punon o Muhammed?
Ti nuk ke djalë, ti nuk ke shpresë
Kush do të trashëgojë,
Gjithë këtë vepër që po bënë?
Çfarë marrëdhëniesh të mira kishte
Pejgamberi me Allahun
A thua pse nuk i dha një djalë
Kështu menduan ata
Ata që Pejgamberit
Me djem e nipa iu lëvduan
I la Allahu në faqe të tokës
Emrin e tyre për ta mallkuar
Ebu Sufjani dhe Muaviu
Kishin djem e trashëgimi
Por mos e harroni edhe Hindas
Që e shkuli zemrën e Hamzas
Pjella e fëlliqur e Hindas
I dha shëmtim gjithë dunjasë
I la Zoti për punë mallkimi
Deri në Ditën e Gjykimit
Ky fis Pejgamberit iu lavdërua
Se kishte meshkuj për të luftuar
Por meshkujt e tyre u bënë Jezidë
Prej asaj kohe e gjer në këtë ditë
Edhe një gjë të kisha pyetur, nëse nuk mërzitesh
A vuri dikush emër, Jezid e Muavi?
Jo vëlla, jo, këtë nuk do ta dëgjosh
Qoftë në këtë botë edhe nga më i keqi njeri
Ndërsa Pejgamberi me vajzën e tij
I dhuruan njerëzimit dymbëdhjetë imamë të rinj
Që vazhduan rrugën me gjak e me lot
Për të na përcjellë Kuranin, siç e kemi sot
Nënën Fatime gjithmonë e përkujtojmë
Edhe pse varrin e saj nuk e dimë se ku ekziston
Salavate dhe selame për ju ne këndojmë
Pasardhësit e Pejgamberit kështu i respektojmë.
ALLAHUM-ME SAL-LI VE SEL-LIM
VE ZID VE BARIK ALA RESULULLAH, VE ALIHIL AT-HAR