HAZRETI FATIME

Spread the love

HAZRETI FATIME

 

O Fatime, zemër nur

Shërove plagët nën flamur

Nën flamurin e Islamit

Ngrite zërin e Kur’anit

 

Veprat e tua trimërore

Japin shkëlqime hyjnore

Na mbushin zemrën plot me nur

Na udhëzojnë më shumë sabur

 

Sa nënë e dashur ti për ne je

Sa bijë e ndershme për babanë

Sa grua e lumtur për Alinë

O mikesha e Perëndisë

 

Jetë të vrazhdë ti kalove

Shumë dhimbje përjetove

Asnjëherë nuk u dëshpërove

Edhe pse u sakrifikove

 

Sa herë që hyre në derë

Pejgamberi ngrihej me nder

T’i puthte duart, faqet dhe sytë

E lëshonte vendin që të ulesh ti

 

Populli thotë nënë e bijë

Janë mu si hark e dry

Por kësaj here babë e bijë

Allahu i bëri arkë e dry