Fjala “Resul” dhe “Nebij”
Fjala Resul dhe Nebij
Resul do të thotë “pejgamber”, “transmetues i porosisë”, “i dërguar”. Mirëpo në Kur’an shfrytëzohet edhe shprehja (“nebi që do të thotë “lajmëtar i fesë”, “Lajmëtar”, “paralajmërues”. Sipas numrit më të madh të komentuesëve, nocioni resul duhet të përdoret për bartësit e shpalljeve të Zotit të cilat përmbajnë rregull të plotë botëkuptimesh dhe rregull lash mbi jetën e individëve dhe bashkësisë ose administrim të Zotit. Nebi, nga ana tjetër, nënkupton atë që Zoti e ka obliguar të shpallë parimet morale në bazë të administrimit tani më ekzistues ose parimeve të përbashkëta për të gjitha shpalljet e Zotit. Prandaj çdo pejgamber (resul) është lajmëtar i fesë (nebi), gjersa çdo lajmëtar i fesë nuk është edhe pejgamber. Disa komentatorë deklarojnë se dallimi mes pejgamberit dhe lajmëtarit të fesë qëndron në atë së vetëm pejgamberi mund të ndërhyjë mes njerëzve dhe Zotit.
Resul, pastaj, është natyra e amshueshme “qiellore” e Pejgamberit, ndërsa Muhammedi është personifikim i tij dhe porosi tokësore. Këto dy anë, megjithatë, janë në bashkëveprim të fuqishëm aktiv, të shënuar me Dritën dhe vulën e Krijimit: Allah-Resul-Muhammed (s.a.a.).
Marrë nga libri “ Nehxhul Belaga” – Botuar nga Bashkësia Islame “ Ehli Bejt “ – Prizren