48f1bdbc28b139cf0baa13ddb5dcaee1

Kush janë Sabiinët?

Spread the love

Kush janë Sabiinët?

Ragibul Asfahanij thotë: “Sabiinët janë populli që ndiqnin fenë e Nuhut a.s. Përmendja e tyre përkrah jahudijve dhe të krishterëve tregon se ata ndiqnin fe qiellore dhe besonin në Allahun dhe në Ditë e Ahiretit. Mufradet, lënda “saba”.

Disa i konsiderojnë ata idhujtarë. Thuhet se ata janë Mexhusët, por nuk janë të tillë, sepse Kur’ani i përmend ata në krah politeistëve dhe të mexhusëve dhe nuk thotë se janë mexhusë. Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, si ata që kanë besuar, ashtu dhe hebrenjtë, sabi’inët, të krishterët, mexhusitë e idhujtarët…”

Mufesirët dhe “as’habul milel dhe nahl” kanë mendime të ndryshme për përcaktimin e identitetit të sabiinëve dhe për emërtimin e tyre. Shehristanij në librin “El-Milil dhe En-Nihel” thotë: ‘Fjala saibetu vjen nga folja “sebe”, që do të thotë, devijoi nga rruga e të dërguarve. Ai popull devijoi nga rruga e vërtetë dhe nga feja e të dërguarve, prandaj ata janë “Saibetu”, të devijuar.’

Fejumij në librin “Misbahuk Munijr” thotë: “Fjala sebe‘ do të thotë dalja nga një fe në fenë tjetër. Në fjalorin “Dehkhand”, në persisht thuhet: “Sabiune është shumësi i fjalës sabiun, e cila është fjalë arabe e përbërë nga gërmat: “sad-be-ajn” që do të thotë zhytje në një ujë (ose pagëzim). Në sintaksë, bie “ajni” dhe merr formën “sabe”. Për këtë, grupi që ndodhet në Khuazistan quhet “El-Mugtesiletu.” Instituti i njohjes franceze, në volumin e katërt, faqe 22 përmend se kjo fjalë është arabe që ka kuptimin e zhytjes në ujë, ose pagëzim. Dijetari gjerman, Xhesijnus, ka mendimin se kjo fjalë është abranije dhe ka mundësi që ta ketë prejardhjen nga fjala “nexhm”, “yll.”

Autori i librit “Keshaf istilahul funun” thotë: “Saibinët janë grupe që adhurojnë melekët, lexojnë Zeburin dhe drejtohen kah kibleja.” Në librin “Tenbijh uel ishraf”, që e ka marrë nga libri El-Emthal uel Hikem, f.1666, thuhet: “Para se zerashteti të propozonte thirrjen me-xhusite për Xhostasheh, banorët e së cilës ndjekin Medh’hebin “Hunefa”, që ishin sabiunët, ajo është feja që solli “Budhasb” në kohën e “Tahmurs”. Shkaku i ndryshimit të mendimeve për këtë grup është numri i pakët i individëve të tij, këmbëngulja e tyre në fshehjen e mësimeve të 213 Sure “Haxh”, ajeti 17.

Mosthirrja për në fenë e tyre, besimi që kanë se feja e tyre është e posa-çme vetëm për ta dhe jo për të gjithë njerëzit, profeti i tyre është dërguar vetëm për ta dhe përaskënd tjetër. Për këtë ata janë të rrethuar nga paqartësia dhe misteri. Ata po shkojnë drejt zhdukjes. Angazhimi në mësimet e tyre është i vështirë, sepse në to ka lloj-lloje larjesh e page-zimesh, në dimër e në verë. Ata anojnë kah vetmia, nuk pranojnë të martohen me të tjera gra, përveçse me sabiinet. Shumë prej tyre përqafuan Islamin si rezultat i bashkimit të tyre me myslimanët.

Besimet (principet) e Sabiinëve

Sabiinët besojnë se libri i parë qiellor i ka zbritur Ademit, pas tij Nuhut, pas tij Samit, pas tij Rumit, pas tij Ibrahimit, pastaj Musait dhe së fundi Jahjait të birit të Zekerijas. Librat e tyre të shenjtë janë: 1- “Kijzarb.” Po ashtu, quhet “sedreh”, ose “suhuf” (broshurat) e Ademit. Në të gjenden mënyrat e fillimit të krijimit. 2-Libri “Eder Efshadijeh” ose “sedradehijeh.” Ai flet për Jahjain dhe për mësimet e tij. Sabiinët besojnë se ky libër iu shpall Jahjait nëpërmjet Xhebrailit. 3-Libri “Kalstu.” Në të ka mësime për martesën dhe për jetën bashkëshortore.

Përveç këtyre ka edhe libra të shumtë, të cilat duan vend e kohë të gjatë që të përmenden. Nga sa u përmend më lart duket se ata janë prej pasuesve të Jahjait, të birit të Zekerijas, të cilin të krishterët e quajnë atë Jahjai i pagëzuar (Gjon pagëzori) apo “Johanna i pagëzuar.”

Autori i librit “Bulugul ireb” ka mendim tjetër për Sabiinët. Ai thotë: “Ata janë prej atyre që besojnë në “enva” njësoj si besimi i parashikuesve sipas yjeve, të cilët as nuk lëvizin, as nuk qëndrojmë, as nuk udhëtojnë vetëm duke u bazuar te një yll prej. Për sqarime të detajuara shih librin në persisht “Ara ue akaid besherij.” El enva është shumësi i fjalës neve‘ që është ylli që anon kah perëndimi yjeve. Ata thonë se edhe shiu ynë është ky ylli.

Ata kanë qenë kombi i Ibrahimit (paqja qoftq mbi të!), të cilët i thirri në besimin në një Zot dhe banonin në Harran, që është vendi i Saibetu. Ata ishin në dy grupe: Saibët e drejtë dhe saibët politeistë. Idhujtarët prej tyre i madhërojnë shtatë planetet dhe dymbëdhjetë yjet. I pikturojnë në vendadhurimet e tyre, vendosin për ta idhuj të veçantë dhe presin kurbane për ato. Disa prej tyre e agjërojnë muajin e Ramazanit dhe drejtohen kah Qabeja në namazet e tyre. E madhështojnë Mekën, kryejnë Haxhin në të, e ndalojnë coftinën, gjakun dhe mishin e derrit. Ndalojnë në martesë ato që ndalojnë myslimanët. Në këtë medh’heb kanë qenë edhe drejtues të qeverisë së Bagdatit. Prej tyre është edhe Hilal ibn Muhsin es-Sabij, autori i “divanit inshaij” dhe autori i “Risail Meshhuren.” Ai jetonte me myslimanët, bënte ibadet, jepte zekat dhe ndalonte të ndaluarat. Njerëzit e pëlqenin suksesin e tij me myslimanët, edhe pse nuk ndiqte fenë e tyre. Zanafilla e fesë së tyre, siç pretendojnë, është se ata marrin të mirat e feve të botës dhe i lënë të këqijat e tyre, qofshin punë apo thënie. Për këtë u quajtën Saibetu, pra, të dalë, sepse kanë dalë nga kushtëzimi i tyre me çdo fe, me përjashtim nëse shohim në atë fe diçka të drejtë e të vërtetë.” Prej atyre që u përmendën sqarohet se “Sabiinët” në zanafillë ishin ndjekës të njërit prej profetëve, edhe pse hulumtuesit kanë mendime të ndryshme në më sipër.

Marrë nga libri Komentimi i Përsosur i Kuranit nga Shejkh Mekarim Shirazi Xhyzi Parë