c6c38c54a6e01f48ab9fbee96f9734c3

Selman Farisiu dhe shkaku i zbritjes së versetit.

Spread the love

Selman Farisiu dhe shkaku i zbritjes së versetit.

 

Profeti Muhamed s.a.a. tha “ Ata të krishterët janë nga banorët e zjarrit”

 

Bekare 62

“ Me siguri ata që kanë besuar ose që janë ebrej, edhe të krishterë, edhe sabej, që i kanë besuar All-llahut edhe botës tjetër dhe kanë bërë punë të mira, shpërblimi i tyre është te Zoti i tyre. Për ata nuk ka as frikë e as pikëllim. (62)

Për ta plotësuar kërkimin dhe komentimin e ajetit 62 të Sures Bekare është mirë që të përmendim këtu shkakun e zbritjes së këtij ajeti, siç thuhet në “Xhamiul Bejan” i Tabariut.

Selman Farasiu ishte prej Xhundijesabur dhe ishte prej të njohurve të kombit të tij. Djali i mbeti ishte shok i ngushtë i tij. Ata shkonin aq mirë me njëri-tjetrin si vëllezër, saqë çdo gjë e bënin bashkë. Ata shkonin të dy sëbashku për gjueti. Një ditë, kur po gjuanin, ata panë një shtëpi të fshehur. Shkuan te ajo dhe në të panë një burrë që kishte në dorë Mus’haf, që po e lexonte dhe po qante. Ata e pyetën: “Ç’është ky?” Ai iu përgjigj: “Nëse doni ta dini, zbritni këtu, që t’ua mësoj.” Ata zbritën dhe shkuan pranë tij. Ai u tha atyre: “Ky libër është nga Allahu dhe urdhëron në të për besim edhe ndalon nga mëkatet. Në të thuhet mos vidh, mos bëj imoralitet, mos ua merr pasuritë njerëzve me patëdrejtë…” E kështu vazhdoi t’u tregojë atyre çfarë ka në atë libër. Ky është Ungjilli, që Allahu ia zbriti Isait- i tha burri.

Thëniet e atij burrit ndikuan në zemrat e tyre. Ata e pasuan dhe u bënë bësimtarë. Ai u tha: “Therjet e popullit tuaj janë haram (të ndaluara) për ju.” Ata qëndruan me të dhe vazhduan të mësonin nga ai. Më pas erdhi dita që mbreti kishte festë. Ai përgatiti gostinë dhe ftoi në të më të mëdhenjtë e kombit. Djali i mbretit refuzoi të shkonte në gosti. Mbreti e ftoi dhe i tha: “Çfarë të ka ndodhur?” Djali iu përgjigj: “Unë nuk ha nga mishrat tuaja, sepse ju jeni të pafe dhe therjet që keni bërë janë të palejuara.” Mbreti i tha: “Kush të urdhëroi për këtë?” Djali i tregoi se e kishte urdhërua prifti. Mbreti e ftoi priftin dhe i tha: “Çfarë po thotë djali im?” Prifti tha: “Djali yt ka të drejtë.” Mbreti ia ktheu: “Po të mos ishte vrasja gjë e madhe për ne, do të të vrisja ty, por dil nga tokat tona.” Selmani tha: “Ne të qajmë për atë” Prifti u tha: “Nëse jeni të vërtetë, unë do të shkoj të lidh besën e gjashtëdhjetë burrave në Mosul, në të cilin adhurojmë Zotin, prandaj ejani atje.” Prifti doli, kurse Selmani me djalin e mbretit qëndruan. Më pas Selmani i tha djalit të mbretit: “Shkojmë”. Djali i tha: “Po” Djali i mbretit filloi të shesë mallrat e tij për ushqime. Kur Selmani pa që ai u vonua, shkoi tek ata burrat dhe qëndroi te besëdhënësi. Njerëzit e asaj besëlidhjeje ishin nga më të përsosurit e priftërinjve. Gjatë kohës së qëndrimit të tij me ta, Selmani e lodhte shumë veten duke bërë adhurim.

Një ditë burri i moshuar i tha tij: “Ti je djalë i ri dhe e detyron veten me adhurim më shumë se fuqitë tuaja. Unë frikësohem se do të vakesh (plogështohesh) dhe do të bëhesh i paaftë, prandaj, lehtësoje veten tënde.” Selmani i tha: “Kush është më e mirë, ajo që më urdhëron ti, apo ajo që bëj?” I moshuari iu përgjigj: “Përkundrazi, ajo që vepron ti.” Selmani i tha: “Largohu nga unë.” Pastaj, Selmanin e ftoi besëmarrësin dhe i tha: “Unë jam më i dobët në adhurim se sa ato të tjerët dhe dua që kjo besë të kalojë në një besë tjetër që është ibadet më i lehtë se sa i tyre. Nëse dëshiron ta kryesh atë këtu, qëndro. Nëse don të vish me mua, atëherë nisu.” Selmani i tha: “Cila prej dy besëve është më e mira?” I tha: “Kjo.”  Selmani i tha: “Unë do të jem në këtë besë.”

Besëmarrësi e porositi dijetarin e besës që të kujdeset për Selmanin, i cili kryente adhurim me ta. Pastaj dijetari i moshuar vendosi të shkojë në Bejtul Makdes. Ai i tha Selmanit: “Nëse dëshiron të vish me mua, eja, nëse dëshiron të rrish të qëndrosh këtu, qëndro.” Selmani i tha: “Cila është më e mirë, të vij me ty apo të qëndroj?” Ai tha: “Sigurisht, të vish me mua.” Ata të dy dhe u nisën derisa arritën në Bejtul Makdes. I moshuari i tha Selmanit: “Shko dhe kërko dije, sepse në këtë xhami vijnë dijetarët e banorëve të tokës.” Selmani shkoi dhe dëgjonte prej tyre. Një ditë ai u kthye i mërzitur. I moshuar i tha: “Çfarë ke o Selman?” Selmani i tha: “Mendoj se me të iku e gjithë mirësia e atyre që ishin para nesh prej profetëve dhe ndjekësve të tyre.” I moshuari i tha: “Mos u mërzit o Selman, sepse kjo ka mbetur për të ardhur një profet, i cili është më i përkryeri i profetëve. Kjo është koha e tij në të cilën do të vijë. Unë nuk mendoj se do ta arrij atë, ndërsa ti je djalë i ri dhe ndoshta e arrin ardhjen e tij. Ai do të dalë në tokën arabe. Nëse e arrin, beso në të dhe pasoje atë.” Selmani i tha: “Më lajmëro për shenjat e tij.” I moshuari i tha: “Po, në shpinën e tij është i vulosur me vulën e profetësisë. Ai e pranon dhuratën, por nuk e pranon sadekanë.”

Një ditë kur po dilnin nga Bejtul Makdes, Selmani e humbi të moshuarin. Kur po e kërkonte priftin, dy burra arabë, nga fisi Kelb e kapën Selmanin dhe e morën rob. Ata e morën me vete në Medine. Selmani tha: “Mua më goditi një zemërim i madh e i paparë asnjëherë.” Atë e bleu një grua nga Xhehineh. Ai dhe djali i saj e bënin me radhë kullotjen e dhenve. Selmani mblidhte derheme dhe po priste ardhjen e Muhammedit. Një ditë, kur po kulloste dhentë, shkoi te ai shoku i tij që po i shkonte nga pas dhe i tha: “A e more vesh se sot në Medine erdhi një burrë dhe thoshte se është profet?!” Selmani i tha: “Qëndro me dhentë derisa të kthehem.” Selmani shkoi në Medine. Ai e pa profetin (paqja dhe bekimi i All’llahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe i vinte përqark atij. Kur e pa profeti e kuptoi se çfarë donte. Ai solli rrobën dhe nxorri vulën e tij. Kur Selmani e pa vulën iu afru dhe i foli. Pastaj u nis dhe bleu ushqim dhe ia solli. Profeti i tha: “Ç’është ky?” Selmani iu përgjigj: “Kjo është sadeka.” Profeti i tha: “Nuk kam nevojë për të, dërgoje ta hanë myslimanët.” Pastaj shkoi dhe bleu ushqim përsëri dhe erdhi te profeti (paqja dhe bekimi i All’llahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Profeti i tha: “Ç’është kjo?” Selmani iu përgjigj: “Dhuratë.” Profeti i tha: “Ulu.” Selmani u ul dhe që të dy hëngrën nga ai ushqim. Kur Selmani po bisedonte me Profetin, kujtoi shokët e tij. Ai i tregoi profetit lajmet e tyre duke i thënë: “Ata e agjërojnë, falen, besojnë tek ti dhe dëshmojnë se ti do të dërgohesh Profet.” Kur Selmani mbaroi lëvdatat për ata, Profeti i tha: “O Selman ata janë prej banorëve të zjarrit.” Kjo nuk i erdhi mirë Selmanit, atëhere Allahu zbriti ajetin 62 të sures “Bekare”, për të cilin u fol më sipër.

 

Marrë nga libri Komentimi i Përsosur i Kuranit nga Shejkh Mekarim Shirazi Xhyzi Parë