4f33f460aebb098d1ed9be51c71f2140

Të mbrosh vendlindjen tënde nuk të bën terrorist, ta justifikosh krimin të largon nga njerëzimi.

Spread the love

Të mbrosh vendlindjen tënde nuk të bën terrorist, ta justifikosh krimin të largon nga njerëzimi

 

“Mos e justifikoni krimin, mos u bëni frikacak sepse frika të bënë injorant i djallëzuar, por përkrah të shtypurin se tek ata fshihet sekreti i fitores, e ti pastaj do të mbetesh një trim sahanlëpirës apo një besimtarë frikacak.”

 

Më plogështohet zemra, më loton shpirti, sytë do më verbohen kur po shikoj ata fëmijë të mbytur, të plagosur në spitale. Nuk u ngopën që i mbytën nëpër shtëpia,  nëpër rrugë, nëpër oborre  dhe  prapë nuk u ngopën,  por edhe i masakruan,  luajtën me kufomat si kukulla të pashpirt,  dhe si kafshë i konsideruan. Dora e ligë prapë nuk u ngopë dhe u vërsulën e bombarduan edhe spitalin me ato pak paisje medicinale që kishin e me shumë pacientë gjysmë të vdekur.

Këto regjime barbare, nuk e njohin më veten a janë njerëz apo makina të droguara gjakpirëse, që ngopen vetëm me gjakun e të pafajshmëve.

Kjo që po ndodhë në Palestinë, nuk është luftë sepse nuk janë duke luftuar dy fuqi ushtarake.  Kjo që po ndodhë në Palestinë, nuk është konflikt politik apo fetarë por vetëm konflikt moral sepse kriminelët nuk njohin vlera humane. Kjo që po ndodh në Palestinë, disa e shohin si fitore e disa e përkrahin duke iu gëzuar gjakut të derdhur të fëmijëve grave nënave muslimane.

Njerëzit e mirë në çdo fatkeqësi, luftë, vuajtje kanë dy lloj të ndjenjave. Njëra anë është e dukshme dhe çdo njëri nga ne mund ta sheh. Ana tjetër është e padukshme dhe vetëm disa njerëz mund ta shohin e vërejnë. Ana e dukshme e tragjedive është e dhimbshme, pikëlluese me plotë vuajtje e shkatërrim. Ndërsa ana tjetër e tragjedisë është ana e ndritur dhe e premtuar e kësaj sprove që mund ta shohin vetëm disa njerëz.  Këtë anë të  padukshme të tragjedisë mund ta shohin vetëm njerëzit e devotshëm, që kanë bindjen e vërtet, kanë durimin.

Në tragjedinë e Qerbelasë ku trupat ishin mbytur kufomat ishin masakruar, gjymtyrët ishin copëtuar, kokat ishin këputur,  Tirani Ibni Zijadi e pyete bijën e Aliut dhe Fatimes pra mbesën e Profetit: Si t’duket kjo gjendje oj Zejneb, a po e sheh se çfarë Zoti bëri me vëllaun tënd dhe familjarët dhe shokët e tij.

Përgjigjja e Zejnebës ishte shumë e fortë dhe domethënëse me plotëbesim: Ma reejtu il-la Xhemila “ Nuk po shohë gjë tjetër pos bukurisë”

Zejnebja nuk tha po shohë trupa të gjakosur, hendikep, gjymtyrë të copëtuar me gjakë të mbuluara,  por ajo e pa sekretin që ia zbuloi Zoti, ajo ishte e lidhur me Zotin,  Zonja Zejnebe e pa premtimin e Zotit sepse Zoti nuk gabon në premtimin e tij.  Zoti nuk i dëshpëron të dërguarit të dashurit e tij, nuk i dëshpëron popullin e Tij që rezistojnë me drejtësi dhe humanitet. Zoti nuk dëshpëron njerëzit e Tij të vërtet, të mirë të devotshëm.

Kjo pra ana e dukshme e dhimbshme që deri sot janë mbytur më shumë se 4000 të evidentuar, e me qindra që kanë mbetur në gërmadha të rënduara, mëse 14.000 të plagosur dhe ende nuk po dihet sa do të ketë të tjerë. Kjo është ana e dhimbshme .

Por ana tjetër e mirë e kësaj tragjedie është se ne po e shohim një rezistencë aq të fortë sa edhe fëmiu 5 6 vjeçar me gjak e me pluhur në fytyrë thotë: “Ne s’kemi bërë asgjë të keqe deri sot, ne jemi në vendin atdheun tonë dhe duam të jetojmë të lirë “.

Njerëzit e mençur e besimtarë në këtë tragjedi të Palestinës e shohin një kolonë të artë që i bashkon muslimanët i bënë më të fortë, dhe i dallon mbeturinat muslimane. Kjo tragjedi është një kolon e artë që i bashkon të gjitha fetë, fetarët jofetarët , ateistët, gnostikët dhe gjithë krijesat e Zotit që janë më të mira dhe e kanë emrin njeri. Të tjerët që e bëjnë dhe e  justifikojnë krimin ata janë gjake krimineli, janë popull i mallkuar,  ata nuk janë as musliman, as të krishterë as të jevrej , ata janë jashtë normave njerëzore, ata kanë harruar se çfarë donë të thotë të jesh njeri prandaj e luftojnë fëmijën njeri.

Ata janë të mallkuar nga Zoti, sepse mbanë mend historinë abrahamike shumë vjeçare në Tora, Zebur dhe Kuran, janë populli më i pabindur profetit Musa , Mojsiut, janë popull që pakica e pasuan Mojsiun dhe fjalën e Zotit e shumica i mbytën profetët e tyre dhe në fund prapë nuk e lanë me kaq,  por ata edhe pas këtyre krimeve, asnjë krim nuk e pranuan dhe e vazhduan rrugën e tyre barbare me gënjeshtra dhe mashtrim.

Prandaj kësi njerëz të mallkuar kemi në çdo vend të botës, ata mbysin, vrasin, masakrojnë dhe gjenocide bëjnë dhe në fund prapë gënjejnë e mashtrojnë dehe bëhen viktimë e nuk e pranojnë krimin, siç nuk e pranon Serbia dhe ende krijojnë tragjedi e padrejtësi për neve popullin tonë të shtypur shqiptarë.

Prandaj ju liderë të Kosovës, Shqipërisë e kudo që jeni, mos heshtni për këtë krim barbarë, mos e justifikoni krimin por gjeni mënyrën si ta përkrahni popullin e shtypur palestinez sikur që nuk heshtën për popullin Ukraina madje edhe me ndihma humanitare i gëzuat.  Mos e justifikoni krimin, mos u bëni frikacak sepse frika të bënë injorant i djallëzuar, pro përkrahe të shtypurin se tek ata fshihet sekreti i fitores, e ti pastaj do të mbetesh një trim sahanlëpirës apo një besimtarë frikacak.

Inkurajoni popullin palestinez si atë të Ukrainës, duke u thënë se ata janë trima që po i rezistojnë okupatorit, dhe Rusia ishte okupator; ndërsa palestinezëve, i quani terroristë pse rezistojnë duke mos e lëshuar vendlindjen e tyre, dhe okupatorin e justifikoni për krimet e tij, madje edhe e bëni viktimë

Autor: Msc. Ikballe Berisha Huduti Tetor 2023 – Prishtinë .