tobeedited

Spread the love

Trimat frikacak dhe besimtarët frikacak.

“ Ne shqiptarët jemi ose trima sahanlëpirës ose besimtarë frikacak,

prandaj nuk e shoh më veten time në këtë shoqëri”

Nuk po di kah t’ia filloj kah t’ia mbajë, të qajë apo të qesh.  Kjo që po ndodh në Palestinë edhe film me qenë njeriu plogështohet, përlotet e shqetësohet.

7 tetori është  dita kur biri im u mbuluar  me dhe para dy viteve.  Dhimbjes sime ju shumëfishua pikëllimi me këtë datë sepse filloi lufta në Palestinë.  Do të doja të ju përshëndes në këtë mëngjes si çdo mëngjes tjetër, por nuk munda, nuk munda sepse  mbrëmë dhimbjes sime iu bashkëngjit edhe dhimbja dhe vuajtja e fëmijëve grave e burrave të  vdekur palestinez.

Dymbëdhjetë ditë u bë që kur Palestina po filmohet  si lloj të filmash aksioni  nga regjisorët amater të rrugëve të Palestinës.  E harroj veten, e fyej veten, nuk i besoj vetes, e pyes veten , e mashtroj veten, hajt se ndoshta janë montazhime dhe gënjeshtra mediatike. Por jo jo, nuk është as gënjeshtër, as  film i trishtuar, por është një realitet i hidhur.

Më plogështohet zemra, më loton shpirti, sytë do më verbohen kur po shikoj ata fëmijë të mbytur, të plagosur në spitale. Nuk u ngopën që i mbytën nëpër shtëpia,  nëpër rrugë, nëpër oborre. I mbytën dhe  prapë nuk u ngopën,  por edhe i masakruan,  luajtën me kufomat si kukulla të pashpirt,  dhe si kafshë i konsideruan, prapë nuk u ngopën dhe u vërsulën e bombarduan edhe spitalin me ato pak paisje medicinale që kishin e me shumë pacientë gjysmë të vdekur.

Kush është njeri dhe ka pak njerëzi në vete, nuk mund  duroj të duroj  këtë trishtim, këtë shtypje, gjakderdhje,  këtë poshtërime, këtë dhimbje, këtë masakrim.   Kush është njeri  me zemër të mirë,  nëse nuk mund të bëjë asgjë së paku kur e pinë në gotë uji  le ti  përkujton fëmijët e etur e të unët në Palestinë. Kush është njeri shpirt bardhë le të bëjë diçka së paku në rrjetin social, le të shpërndajë, le të krijoj një video, le të bëjë një pëlqim (like)  për të tjerët që janë angazhuar ose  së paku le të dërgojë një lutje Zotit ,  “ O Zot ndihmoji të shtypurve, O Allah shpejtoje ardhjen e Imam Mehdiut  selami qoftë mbi të”

Mezi e shkrova këtë artikull, këtë ese nga zemra e thyer, nga shpirti i demoralizuar  për shkak gjendjes neglizhence të popullit tim,  pra shoqërisë ku jetoj.  Më vjen shumë keq dhe për të qarë se si këta njerëz disi të mbysin me heshtjen naive dhe jo informimin  me ngjarjet se çfarë po ndodhë në botë dhe në vend, e disa pa vetëdije ose me një injorance cinike e përkrahin dhe justifikojnë krimin duke mos i vërejtur gjakun, lotin në fytyrat e fëmijëve të pafajshëm.

Më bënë të ndihem keq dhe e plogështuar, kur e shohë se disa të tjerë pa ndjenja për tjetrin, lëvdohen, gëzohen kërcejnë e bëjnë video gazmore e nuk janë në gjendje së paku të mos i tregojnë kënaqësitë e ditës në rrjetet sociale. Unë të këshillojë i dashuri mik, nëse arrin me ju shmang së paku kënaqësive të kësaj botë në këto dit trishtimi për gjendjen e Palestinës,  atëherë thuaji vetes se je njeri. Nëse e justifikon krimin  atëherë është mëkat ti thuaj vetes tënde njeri.

Ka edhe të tillë njerëz që  rrinë të mbyllur në shtëpi dhe nuk kanë as në mendje se duhet të ngritemi në protesta si në Amerikë, Angli e në shumë vende të botës në përkrahje të të shtypurve civil e të pa fajshëm.

Turp më vjen që jam shqiptare, kur më pyesin miqtë nga bota, a ka bërë diçka Kosova për përkrahje morale të viktimave palestineze, unë nuk kam çfarë ti them,  i arsyetohem me punën time  të pakët që bëjë në rrjete sociale.

Po duroj edhe ndonjë ditë, por më  është ngulfatur mirësjellja në fyt. Nga këto shqetësime te këtyre 12 ditëve ku bota u trazua,  një gjë e kam vërtetuar , se vërtet nuk ia vlen më të jetoj në këtë vend  të quajtur Kosovë apo Dardani. Prandaj për popullin tim kam krijuar një mendim që a

Nga këto shqetësime te këtyre 12 ditëve ku bota u trazua,  një gjë e kam vërtetuar , se vërtet nuk ia vlen më të jetoj në këtë vend  të quajtur Kosovë apo Dardani. Prandaj për popullin tim kam krijuar një mendim që as topi më  s’mund ta luaj. “ Ne shqiptarët jemi ose trima sahanlëpirës ose besimtarë frikacak, prandaj nuk e shoh veten time në këtë shoqëri”  dhe e lus Zotin të më jep një zgjedhje më të mirë që të jetojë në fund të jetës pa njerëzit e atdheut tim dhe të harroj emrin Kosovë e Shqipëri.

Autor. Ikballe berisha Huduti

Tetor 2023 Prishtinë