6.1. Gara e bretkosave

Gara e bretkosave (tregim urtësie)

Spread the love

Një ditë po bëhej një garë në mes të bretkosave. Qëllimi i garës ishte të hipnin në majën e një kulle. Një masë bretkosash ishin mbledhur për ta shikuar garën. Gara kishte filluar. Kulla ishte aq e lartë saqë shikuesit nuk besonin se ndonjëra nga garueset do të arrinte të hipte mbi të. Në vend që t’i përkrahnin filluan të bërtasin:

Të gjorat, asnjëra nuk do t’ia arrijë!”

Bretkosat që filluan garën ranë pré e pesimizmit dhe duke menduar se nuk do të arrinin të dalin mbi kullë, një nga një u larguan nga gara, përveç një bretkose që me inat ngjitej drejt kullës. Shikuesit vazhdonin të bërtisnin:

Të gjorat, asnjëra nuk do të ia arrijë!

Bretkosa e mbetur në fund, e cila nuk kishte lënë garën, kishte treguar durim dhe kishte arritur të ngjitej në majë të kullës. Shikuesit dhe bretkosat e tjera të habitura kishin dashur të dinin se si e arriti kullën. Një bretkosë iu afrua dhe e pyeti:

Si e arrite këtë?”

Bretkosa që ishte ngjitur në kullë nuk kishte dhënë përgjigje. Atë moment ishte kuptuar se ishte e shurdhër. Bretkosa duke mos dëgjuar fjalët pesimiste të shikuesve dhe duke mos u bërë vetë pesimiste, por vetëm duke menduar të ngjitej në kullë, më në fund ia kishte arritur.

Tregime nga Mesnevi-ja
Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj