Tri mësimet (tregim urtësie)
Tri mësimet që kam marrë në kohën e fundit janë:
I pari, nga një hajdut. Duke ecur në mal humba rrugën. E rastisa atë. E luta që të më pranonte një natë mysafir. Më tha se ishte hajdut dhe nëse kjo nuk më pengonte, mund të rrija. Në vend që të rrija një natë, qëndrova një muaj. Në çdo mëngjes, në orën e njëjtë dilte për punë. Kur kthehej e pyesja: “Si shkuan punët sot?” Ai thoshte gjithnjë: “Sot ishte keq, por do të provoj nesër përsëri”, pra, ai nuk bëhej pesimist asnjëherë. Mua ma mësoi këtë gjë: “Nesër është një ditë e re, ndoshta e arrij cakun tim”.
I dyti, nga një qen. Kisha dalë skaj liqenit për të ecur. Pashë një qen të etur duke u përpjekur të pinte ujë. Qeni kur pa vetën në ujë u frikësua dhe iku. Por, për të mposhtur frikën u gjuajt në ujë. Pastaj piu ujë derisa iu shua etja. Nga qeni mësova këtë: “Ta mposhtësh frikën”.
I treti, nga një fëmijë. Një fëmijë shkonte diku me një qiri të ndezur në dorë. Ju ofrova dhe e pyeta: “A e di burimin nga vjen drita”. Ai duke fikur flakën e qiriut më tha: “Më s’ka dritë. Tani, më thuaj ti se ku iku drita?” Mbeta gojëhapur. Nga ai mësova: “Të mos shes mend gjoja se di diçka”.
Tregime nga Mesnevi-ja
Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj