5.1

Harresa në kontekstin e fshirjes në Kuran

Spread the love

Vazhdim

Autor: Muhamed Uthman Nexhati

Kjo lloj harrese është kur njeriu harron diçka në ndonjë vend dhe e kujton pas njëfarë kohe; ose kur është duke biseduar me dikë rreth disa temave, harron se çfarë do të thoshte dhe i sjell ndërmend ato pas njëfarë kohe. Shembull për këtë është ndodhia që Kurani përcjell për djaloshin që ndihmonte Musain (paqja qoftë mbi të):

Ai u përgjigj: Shiko! Kur ndaluam tek ai shkëmbi, unë e harrova peshkun. Vetëm djalli ma bëri ta harroj e nuk ta thashë se peshku mori rrugën nga deti mbi të në mënyrë të habitshme!” (Surja El-Kehf, ajeti 63)

Një shembull tjetër është fjala e Hazretit Musa (paqja qoftë mbi të) ndaj robit punëmirë: “Ai u përgjigj: “Mos më qorto për atë që harrova dhe mos më ngarko me vështirësi në punët e mija” (Surja el-Kehf, ajeti 73).

Kjo çështje konsiderohet prej kategorisë së ndërhyrjes së mëpasshme.

Marrë nga libri: “Kur’ani dhe Psikologjia”, përktheu: Redis Sheko, boton: “Fondacioni i Kuranit”, Tiranë 2013, fq. 224.

(Revista “Vlera”, nr. 15, qershor/korrik 2015, fq. 38)




There are no comments

Add yours