4.1

Harresa në Kuran

Spread the love

Vazhdim

Autor: Muhamed Uthman Nexhati

Një prej problemeve të njeriut është ekspozimi ndaj harresës dhe, natyrisht që kjo është dëmprurëse për atë dhe në shumë raste, e pengon për të triumfuar ndaj problemeve të jetës. Kurani e ka cekur çështjen e harresës nëpër shumë ajete. Ne, nëse do t’u referohemi këtyre ajeteve dhe do të zëmë të ekzaminojmë domethëniet e tyre do të shohim se çështja e harresës është sjellë në disa kuptime, të cilat mund t’i përmbledhim sipas rastit të mëposhtëm:

  • Harresa që ndodh në mendje, lidhur me ngjarje, emra të personave dhe informacione të fituara më parë

Kjo është harresa e zakonshme që u ndodh njerëzve, si pasojë e ndrydhjes së informacioneve. Psikologët e kanë ekzaminuar këtë lloj harrese dhe e kanë konsideruar atë si të prejardhur prej ndërhyrjeve të informacioneve. Ata kanë dhënë dallimin midis dy lloj ndërhyrjesh; ndërhyrje e mëparshme dhe ndërhyrje e mëpasshme.

Ndërhyrja e mëparshme del në pah në kohën kur mësimi i lëndës së re rezulton me dobësimin e lëndës së mësuar më parë. Po ashtu, ndërhyrja e mëparshme merr formë si pasojë e ndikimit të zakoneve, aktiviteteve dhe njohurive mbi të kujtuarin e lëndës, të cilën e kemi mësuar. Sa më të pakta të jenë informacionet dhe aktivitetet tona të mëparshme, aq më e lehtë do të jetë kujtesa e lëndës së re. Pra për këtë arsye ndodh që fuqia e kujtesës së të vegjëlve për detaje apo ngjarje të mëparshme, është më e madhe se e të rriturve. Kurani e vë theksin kështu mbi këtë lloj harrese:

  • Pra ndaj këshilloji (njerëzit o Muhamed), se ti je vetëm këshillues” (Surja el-Gashije, ajeti 21).
  • Ne do të të bëjmë ty (Muhamed) të lexosh (shpalljet tona), kështu që nuk ke për të harruar” (Surja el-A’la, ajeti 6).

Vazhdon

Marrë nga libri: “Kur’ani dhe Psikologjia”, përktheu: Redis Sheko, boton: “Fondacioni i Kuranit”, Tiranë 2013, fq. 223-224.

(Revista “Vlera”, nr. 15, qershor/korrik 2015, fq. 38)




There is 1 comment

Add yours

Post a new comment