3.1

Paralajmërimi në Kuran

Spread the love

Vazhdim

Autor: Muhamed Uthman Nexhati

Në Kuran gjenden ajete të shumta që tregojnë se Zoti e ka ngarkuar me mision profetik Profetin e Islamit, Muhamedin (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) dhe se ia ka zbritur atij Kuranin me qëllim që t’i kujtojë njerëzimit kujtimin e adhurimit të një Zoti, të ditës së ringjalljes dhe të llogarisë në botën tjetër. Po ashtu, kujtimin e mësimeve të profetëve dhe lajmëtarëve të shkuar, ndaj të cilave janë bërë të pavëmendshëm dhe i kishin harruar. Disa shembuj nga këto ajete janë:

  • Ky libër të është shpallur ty, le të mos ketë kurrfarë shtrëngimi në zemrën tënde për shkak të tij! Ai të është shpallur që nëpërmjet tij të paralajmërosh jobesimtarët dhe të këshillosh besimtarët. Ndiqni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj e mos ndiqni mbrojtës të tjerë, përveç tij. Sa pak që i pranoni këshillat!” (Surja el-A’raf, ajetet 2-3)
  • Ky (Kurani) është shpallje e qartë për njerëzit, me qëllim që ata të marrin paralajmërim nëpërmjet tij, që ta dinë se Allahu është një Zot i vetëm dhe që të këshillohen njerëzit e mençur!” (Surja Ibrahim ajeti 52)
  • Ti nuk ke qenë as pranë Turit kur ne thirrëm Musain. Por ti u je dërguar si mëshirë nga Zoti yt për të paralajmëruar njerëzit, të cilëve nuk u kishte ardhur kurrfarë paralajmëruesi para teje, që ata të mund të marrin këshilla” (Surja el-Kasas, ajeti 46).
  • Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të përsiatur mbi vargjet e tij dhe për t’u këshilluar me të mendarët” (Surja Sad, ajeti 29).
  • Ne e kemi bërë të lehtë Kuranin në gjuhën tënde, që ata të mund të marrin këshilla” (Surja ed-Duhan, ajeti 58).
  • Jepu atyre shembullin e jetës së kësaj bote; ajo është si uji që ne lëshojmë nga qielli; bimësia në tokë përzihet me të, por pastaj bëhet si bar i thatë, të cilin e shpërndan era. Allahu është i fuqishëm për çdo gjë!” (Surja el-Kehf, ajeti 45)
  • Prandaj shmangu prej atyre; ti nuk do të qortohesh për këtë!” (Surja edh-Dharijat, ajeti 55)
  • Prandaj këshilloji (njerëzit o Muhamed), se ti je vetëm këshillues” (Surja el-Gashije, ajeti 21).

Vazhdon

Marrë nga libri: “Kur’ani dhe Psikologjia”, përktheu: Redis Sheko, boton: “Fondacioni i Kuranit”, Tiranë 2013, fq. 222-223.

(Revista “Vlera”, nr. 15, qershor/korrik 2015, fq. 37-38)




There is 1 comment

Add yours

Post a new comment