Imam Aliu e këshillon shokun e tij Kumejlin
Hazret Kumejl ibn Zijadi transmeton: “Prijësi i besimtarëve, Ali ibn ebi Talibi – më mori për dore dhe më shpuri në varreza. Kur kaluam përmes varrezave dhe lamë qytetin pas, ai psherëtiu thellë dhe më tha:
‘O Kumejl! Këto zemra vërtet janë pjata. Më e mira prej tyre është ajo që ruan më mirë. Prandaj ruajuni këtë që po të them.
Ekzistojnë tre lloje njerëzish: Ai që di mbi Allahun, kërkuesi i diturisë në rrugë të shpëtimit dhe populli i thjeshtë i cili i bashkohet çdo thirrësi, i cili përkulet kah të fryjnë erërat dhe nuk kërkon të ndriçohet më dritën e diturisë as kërkon mbrojtje të mbështetjes së sigurt.
O Kumejl! Dituria është më e mirë se pasuria. Dituria të ruan, gjersa pasurinë duhet ta ruash ti. Pasuria pakësohet duke shfrytëzuar, gjersa dituria shtohet duke shpërndarë. Edhe ndikimi i pasurisë zhduket pasi të soset pasuria.
O Kumejl! Esenca e diturisë është besimi sipas të cilit punohet. Më të njeriu siguron përvujtëri gjatë jetës së tij dhe emër të mirë pas vdekjes së vet. Dituria është drejtues, gjersa pasuria është ajo që drejtohet.
O Kumejl! Ata të cilët grumbullojnë pasuri kanë vdekur, ndonëse janë të gjallë, gjersa ata të cilët janë shpërblyer me dituri do të mbetën gjallë për të gjitha kohët. Trupat e tyre janë zhdukur, por fizionomitë e tyre jetojnë në zemra. Shiko! Këtu ka shumë dituri. ‘Më këtë rast Prijësi i besimtarëve preku kraharorin e tij. ‘Dëshiroj ta gjejë një njëri i cili do ta merrte. A ta kërkoj ndonjë që kupton shpejtë, por në të cilin nuk mund të mbështetesh, i cili fenë e shfrytëzon si vegël për këtë botë dhe përmes begative të Zotit dëshiron të sigurojë pushtet mbi robërit e Tij dhe përmes argumenteve të Tij të sundojë mbi miqtë e Tij?! Ose atë i cili u beson transmetuesve të së vërtetës, por nuk ka zotësi për të kuptuar në kraharorin e vet, dhe në rastin e parë të dyshimit pranon parandjenja të këqija në zemrën e vet?! As njërin as tjetrin, dije mirë! Ose atë i cili zhytet në kënaqësi dhe bie lehtë në pasione?! Ose atë
i cili është lakmues ndaj mbledhjes dhe grumbullimin e pasurisë?! Këta dy kurrsesi nuk mund të bëjnë pjesë në mbrojtësit e fesë! Shembulli më i ngjashëm i këtyre dyve është bagëtia e zgjidhur.
Ja! Kështu vdes dituria me vdekjen e bartësve të saj! Po. O Allahu im! Por toka kurrë nuk është pa aso të cilët qëndrojnë pranë Zotit me argumente, qoftë publikisht, të njohur nga të gjithë, qoftë më frikë, fshehurazi, që argumentet e Zotit dhe shenjat e qarta të mos mohohen. Sa ka të tillë dhe ku janë ata?! Për Allahun, ata janë të pakët, por – ata të Zoti janë shumë të nderuar. Përmes tyre Zoti ruan argumentet e Tij dhe shenjat e qarta, përderisa ata nuk ua besojnë të tjerëve si ata nuk mbjellin farën e vet në zemrat e atyre që janë të ngjashëm. Dituria i shpie në të kuptuarit e vërtet, duke u lidhur kështu më frymëzimin e lartësuar të besimit. Ata e konsiderojnë të lehtë atë të cilën ata që janë më shumë e konsiderojnë të rëndë. Ata e preferojnë atë të cilën të padituri e konsiderojnë të çuditshme. Ata shoqërohen më këtë botë më trup, gjersa shpirti është lidhur për fenë e tij. Eh! Eh! Sa kam mallë t’i shikoj! Shko, o Kumejl, nëse dëshiron!”.