im

Imam Aliu për rrëfyesit e Haditheve

Spread the love

Haditheve O njerëz, janë shumuar ata që gënjejnë dhe flasin në emrin tim. Kush gënjen në emrin tim me vetëdije, le të përgatitet për xhehenem . Edhe mbas ndarjes së tij nga jeta, vazhduan me shpifje dhe gënjeshtra, dhe këto ia atribuonin Resulullahut. Sylejman bin Kajsi i tha Emirel Muminin Aliut paqja qoftë mbi të,: Unë kam dëgjuar disa fjalë nga Selmani, Ebu Zerri dhe Mikdadi në lidhje me interpretimin e Kuranit dhe hadithet e Hz Resulullahut s.a.a.( p aqja qoftë mbi të dhe Famijen e tij) dhe kam dëgjuar disa fjalë nga ana juaj në lidhje me vërtetimin dhe konfirmimin e tyre, por, në mesin e popullit po dëgjoj fjalë që janë në kundërshtim me këto thënie. Athua, populli po gënjen qëllimisht lidhur me hadithet e Hz Resulullahut s.a.a. dhe duke e ditur Kuranin po veprojnë sipas mendimit të vet? Hz Aliu pqmt tha: -Tash, dëgjo me vëmendje përgjigjen: Një pjesë e haditheve që gjenden në duart e popullit janë të vërteta dhe pjesa tjetër janë të pavërteta; disa janë gënjeshtra dhe disa të drejta.

Disa prej tyre e zhvlerësojnë gjykimin e mëhershëm (nasih) dhe disa e zhvlerësojnë vetë gjykimin (mensuh). Ka hadithe të përgjithshme dhe të veçanta. Ka hadithe që e kanë kuptimin e qartë dhe të dyshimtë (që kanë nevojë për shpjegim). Ka hadithe të drejta që janë mbajtur në mend dhe ruajtur, ka edhe që janë kuptuar gabimisht. Edhe gjatë kohës së Resulullahut s.a.a. kishte aq shumë hadithe të shpifura, sa që Resulullahu s.a.a. u ngrit në foltore dhe tha: O njerëz, janë shumuar ata që gënjejnë dhe flasin në emrin tim. Kush gënjen në emrin tim me vetëdije, le të përgatitet për xhehenem .

Edhe mbas ndarjes së tij nga jeta, vazhduan me shpifje dhe gënjeshtra, dhe këto ia atribuonin Resulullahut. Hadithet vijnë prej katër grupeve të njerë zve, ndërsa nuk ekziston grupi i pestë: • I pari, është dyfytyrëshi, që e tregon veten si besimtar; ai kryen veprat e myslimanëve, por nuk përmbahet prej gënjeshtrave ndaj Resulullahut dhe këtë e bëjnë me vetëdije të plotë. Sikur të kishin ditur njerëzit se ai është dyfytyrësh, nuk do të kishin pranuar asnjëherë hadithin e tij si të vërtetë. Por, njerëzit do të thonë: Ky është sahabe i Resulullahut, e ka parë atë dhe ka dëgjuar prej tij dhe e pranojnë pa e ditur realitetin, ndërsa, Allahu ka shpjeguar më së miri gjendjen e tyre: E kur t’i shohësh ata, trupat e tyre të mahnitin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin (Munafikun, 4). Mbas të Dërguarit, ky grup është shpërndarë në vise të ndryshme dhe filluan t i bëjnë thirrje popullit në zjarr përmes shpifjeve, duke u afruar në këtë mënyrë te liderët e devijuar. Këta të fundit i emëruan ata për persona kompetentë dhe me autoritet, duke u dhënë këtyre pozitat e gjyqtarëve dhe shpjeguesve (muftive). Në këtë mënyrë fituan kompetenca për mallin, nderin dhe jetën e njerëzve. Përmes tyre u realizuan qëllimet e sundimtarëve dhe i harxhuan pasuritë botërore. Edhe ti e di se njerëzit e tillë, që nuk kanë ndonjë qëllim në këtë jetë, janë të nënshtruar ndaj sundimtarëve që e synojnë këtë botë dhe janë të dhënë mbas saj; bota është qëllimi përfundimtar i tyre. Të dytët, kanë dëgjuar një fjalë nga Resulullahu s.a.a., por kanë bërë gabime dhe nuk e kanë vendosur në vendin e duhur të mendjes; këta nuk gënjejnë dhe nuk veprojnë në mënyrë të gabuar me qëllim, dhe thonë: Unë kam dëgjuar nga Resulullahu s.a.a..

Sikur të kishin ditur njerëzit se ai ka kuptuar gabimisht, nuk do ta kishin pranuar fjalën e tij. Edhe ky nuk do të kishte transmetuar atë hadith dhe nuk do të vepronte sipas tij, sikur të dinte se e ka gabim. Të tretët, kanë dëgjuar se Resulullahu s.a.a. ka urdhëruar diçka, por mbas një kohe Hz Resulullahu s.a.a. e ka ndaluar atë dhe ky person nuk di për këtë ndalesë. Ose, ka dëgjuar për ndalesën e saj por më vonë është lejuar, dhe ky nuk është njoftuar për këtë. Gjykimin e ndaluar e ka përvetësuar por gjykimin e lejuar nuk e ka përvetësuar. Sikur të kishin ditur myslimanët për ndalesën e gjykimit, do të kishin refuzuar atë dhe, edhe vetë do të kishte refuzuar. Ekziston edhe grupi i katërt, që as Allahut dhe as Resulullahut nuk ia përshkruajnë gënjeshtrën. Këta e urrejnë gënjeshtrën për shkak të frikës nga Allahu dhe për shkak të njohjes së vlerës së Resulullahut. As nuk e kanë kuptuar gabimisht, as nuk e kanë harruar atë çka kanë dëgjuar; përkundrazi, çdo fjalë e kanë përcjellë njëjtë si e kanë dëgjuar. Atë e transmeton në përputhje me të vërtetën; as nuk ia shton ndonjë fjalë, as nuk i mungon diçka nga ajo. Ai është i njoftuar për ndalesën e gjykimit dhe vepron sipas tij; si edhe për anulimin e gjykimit është i informuar dhe e braktis atë. Njëjtë sikur ajetet e Kuranit, ekzistojnë edhe hadithet e Resulullahut që janë të qarta, më pak të qarta, që anulojnë dhe që janë të anuluara. Edhe hadithet e Resulullahut (s.a.a.) përmbajnë dy drejtime: Të përgjithshme dhe të veçanta. Allahu na urd
hëron: Çka t’ju japë Pejgamberi, atë merreni,e çka t’ju ndalojë, përmbajuni (Hash, 7)! Fjalët e Resulullahut i kanë dëgjuar edhe ata që nuk kanë mundur ta kuptojnë drejt, që nuk kanë ditur se çka ka tentuar me atë fjalë Allahu dhe Resulullahu dhe që nuk e kanë kuptuar fare atë. Çdokush që u parashtronte pyetje sahabeve të Resulullahut s.a.a., nuk ka mundur ta marrë përgjigjen prej tyre; ka pasur edhe të tillë që i kanë pyetur sahabet, por nuk e kanë kuptuar përgjigjen. Madje, ka pasur të tillë që janë interesuar edhe për përgjigjet e Resulullahut s.a.a. që u ka dhënë beduinëve, të huajve dhe ithtarëve të Librit. Por, unë(Imam Aliu) isha me Resulullahun s.a.a. çdo ditë, për mua e boshatiste shtëpinë nga njerëzit; mua më tregonte për gjithçka; të gjithë sahabet e dinin këtë dhe të gjithë e dinin se me asnjërin tjetër nuk sillej në këtë mënyrë. Ndonjëherë ai vinte në shtëpinë time, ndërsa kur unë shkoja në shtëpinë e tij, ai i largonte të gjitha gratë nga dhoma dhe përveç meje askush nuk mbetej në dhomë. Kur e pyetja, ai më përgjigjej, kur përfundoja me parashtrimin e pyetjes dhe heshtja, ai fillonte me dhënien e përgjigjes. Më tregonte për çdo ajet që është shpallur në lidhje me ditën, natën, qiellin, tokën, botën, ahiretin, malin, fushën, dritën dhe padrejtësinë, dhe kërkonte prej meje që ta shkruaj atë ajet me dorën time. Dhe më informonte për shpjegimin dhe komentin e tyre, për anulimin dhe ndalesën, për qartësinë dhe komplikimin, për të përgjithshmen dhe të veçantën, dhe atë për çka është shpallur ai ajet




There are no comments

Add yours