1.1

Karakteri i mirë

Spread the love

Gruas me moral të mirë, Allahu i Plotfuqishëm do t’i japë shpërblime të njëjta sikur për përpjekjen në rrugën e Allahut (xhihadin). Ai do ta përfshijë me shumë mirësi edhe gjatë ditës edhe gjatë natës”.

Ai që ka sjellje dhe karakter të mirë, gjithashtu, në të njëjtën mënyrë do të ballafaqohet me vështirësi dhe me probleme të jetës. Këto janë tipare të personalitetit që i tërheqin njerëzit dhe pas të cilave njerëzit gjithnjë pasojnë. Personat që kanë sjellje dhe karakter të mirë duhet të jenë imun ndaj pengesave psikike, meqë moto e jetës së tyre është t’i tejkalojnë problemet, aq sa munden, në mënyrë sa më të mirë.

Imam Xhafer Sadiku (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Asnjë formë e jetesës nuk është më e mirë se sa karakteri i pëlqyeshëm”.

Por, edhe personat me karakter të keq, gjithashtu, do të konkludojnë se jeta është jo e këndshme, meqë marrëdhëniet e njerëzve të tillë nxisin tronditje dhe acarim. Personi i këtillë ankohet dhe shpreh një mospajtueshmëri me jetën. Këtyre sjelljeve shumica e njerëzve u largohen për shkak se personi mbetet vetëm me shumë pak shokë. Pra, këto janë disa situata të cilat u nënshtrohen problemeve të ndryshme psikike dhe sëmundjeve tjera për shkak të shqetësimeve dhe zbrazëtirave përmes së cilave personi me sjellje të këqija e shikon jetën.

Pejgamberi Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) thotë: “Personi me karakter dhe sjellje të keqe gjithnjë do të jetë në vuajtje e mundime”.

Sjellja e mirë dhe e pëlqyeshme, në përgjithësi, është më se e nevojshme mes njerëzve, e në veçanti mes bashkëshortëve, meqë bashkëshortët patjetër duhet të jenë së bashku për të ndërtuar jetë të përbashkët.

E nderuara zonjë! Nëse doni të jetoni një jetë të mirë me bashkëshortin dhe me fëmijët tuaj, atëherë veproni ashtu që sjellja dhe karakteri juaj të jenë të mirë e të pëlqyeshëm. Jini me karakter të mirë e jo grindavece. Ju keni mundësi që shtëpinë tuaj ta shndërroni në një Xhenet të begatshëm ose në një Xhehenem të këndellur. Ju mund të jeni e mirë si melek ashtu që bashkëshorti dhe fëmijët tuaj në ju mund të gjejnë qetësi.

A e dini ju se çfarë përshtypje të shkëlqyeshme mund të leni në zemrat e tyre me sjelljet dhe fjalët tuaja të mira?

Përshtypja e mirë në mendimet e tyre është e freskët gjersa shkojnë në shkollë ose në punë dhe kjo u ndihmon ta fillojnë ditën me të mirë. Për këtë arsye, nëse llogaritni në kualitetin e jetës suaj dhe në marrëdhëniet që i keni me bashkëshortin tuaj, mos u bëni negative. Bëhuni pozitive në sjelljen dhe karakterin tuaj sepse shtylla më e mirë e më fortë e sigurimit bashkëshortor është morali i mirë që çon drejt karakterit të mirë.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 13, janar 2015, fq. 28)




There are no comments

Add yours