2.1

Pse çiftet shkurorëzohen?

Spread the love

Shumica e rasteve të shkurorëzimit janë pasojë e natyrës së mos pajtueshmërisë së burrit dhe gruas. Statistikat e shkurorëzimeve tregojnë se mes bashkëshortëve nuk ka pasur vlera morale dhe respekti. Burimi kryesor i konflikteve familjare dhe i pasojave të mosmarrëveshjeve është mospërputhja e karaktereve.

Një grua u ankua para trupit gjykues se bashkëshorti i saj drekë e darkë i ha jashtë shtëpisë. Bashkëshorti i saj këtë e arsyetoi se shkaku që ai ushqehet jashtë është se bashkëshortja e tij nuk përmbante në vete asgjë kreative dhe se ishte më e keqja dhe gruaja më e urryer në botë. Gruaja çohet dhe fillon ta rrahë burrin e saj në sy të gjykatësve. Kjo grua mendonte se përmes ankesave, keqtrajtimeve e rrahjeve do të mund ta kthente në shtëpi. Por, ajo nuk e përdori metodën e thjeshtë dhe inteligjente që ka të bëjë me atë se duhej të ishte e kuptueshme dhe të kishte sjellje të përshtatshme.

Një grua tjetër u deklarua para gjyqit se bashkëshorti i saj nuk ka folur me të pesëmbëdhjetë muaj dhe se ia ka paguar harxhimet familjare përmes nënës së vet. Burri deklaroi se nuk mund më t’i duronte sjelljet e gruas së vet, gjë që e detyroi që të mos flasë me të pesëmbëdhjetë muaj.

Shumica e konflikteve familjare mund të zgjidhen me mirësi, mëshirë e karakter të mirë. Nëse bashkëshorti juaj nuk është i dashur, nëse në mbrëmje del vetë, nëse ju ofendon, shkapërderdh pasurinë tuaj, flet për shkurorëzim e ndarje ose për shumë shkaqe që sjellin gjer në konflikt familjar, ekziston vetëm një mënyrë për ta zgjidhur atë. Ajo mënyrë është që të jeni e dashur dhe me virtyte të mira. Rezultatet e kësaj sjellje janë të çuditshme.

Imam Xhafer Sadiku (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Gruas me moral të mirë Allahu i Plotfuqishëm do t’i japë shpërblime të njëjta sikur për përpjekjen në rrugën e Allahut (xhihadin). Ai do ta përfshijë me shumë mirësi edhe gjatë ditës edhe gjatë natës”.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 13, janar 2015, fq. 28-29)




There are no comments

Add yours