4.1

Femra dhe feja islame

Spread the love

Hyrje

Gjithmonë gratë kanë qenë ato që është dashur të luftojnë për të drejtat e tyre. Vetëm në shek. XX ato arritën t’i realizojnë disa të drejta në disa vende të botës por jo në të gjitha fushat e jetës. Shumë grave i parashtrohet mejdani për arritjen e barazisë, i cili mejdan duket i pafund”.

Në kohët e lashta, ishte zakon që në altarët e perandorive të ndryshme të sakrifikohen virgjëresha. Në mesjetë, shumë gra u dogjën në zjarr duke i akuzuar se ishin shtriga të liga që sillnin mbrapshti. Edhe sot situata nuk është më mirë. Në ShBA, e cila e konsideron veten ideal i demokracisë, gratë dhe burrat që e bëjnë të njëjtën punë nuk paguhen në mënyrë të barabartë, për çdo dollar që burrat fitojnë, gratë fitojnë vetëm gjashtëdhjetë e tre cent.

Në Arabinë Saudite, gratë e kanë të ndaluar ta ngasin makinën, madje e kanë të ndaluar edhe të kryejnë lutjet në xhami. Në shumicën e vendeve të Evropës, gruaja vetëm para njëqind viteve e fitoi të drejtën për trashëgimi në pronë: në Angli 1882 (The Married Women’s Property Act), në Gjermani në vitin 1900, në Suedi në vitin 1907, dhe në Itali deri në vitin 1919. Në shumë vende afrikane dhe aziatike, pavarësisht nëse ato janë të krishtera, muslimane apo të komunitetit pagan, grave i gjymtohen organet gjenitale, në mënyrë që të respektohet me porosi të rrethprerjes (circumcision/synetia) që është një parim shumë më i lashtë se Dhiata e Vjetër e përcaktuar vetëm për gjininë mashkullore.

Ç’thonë fjalët e urta për femrat?

Ekziston një fjalë e urtë aziatike e cila thotë se: “rritja e vajzave është si ujitja e bimës në oborrin e komshiut”, apo siç është tek shqiptarët se: “vajza është e derës huaj”, që aludon për kotësinë e rritjes së fëmijës femër e cila shpejt rritet dhe duhet të largohet nga shtëpia e prindërve, ndërsa meshkujt gjithmonë kujdesen për prindërit dhe janë trashëgimtar të tyre. Edhe sot në trojet shqiptare prindit mashkull i vjen turp nëse i lind foshnja femër dhe nëna ndihet e pavlerë në atë shtëpi.

Në Kinë, deri vonë është praktikuar që në fëmijëri lidhja e këmbëve të vajzave, kjo është bërë për të ndalur rritjen e tyre si dhe dukja e tyre të jetë më “femërore”. Rritja e këmbës nuk mund të ndalet por bëhet një lloj deformimi, ndërsa të ecurit japin dhimbje të ndryshme. Pra, me lidhjen e shputave të këmbës arrihen dy gjëra: gruaja lidhet për shtëpi dhe nuk merr pjesë në jetën publike, gjithashtu, gjersa një vajzë rritet me muskuj të shtrënguar, për të është shumë më e vështirë marrëdhënia seksuale që i sjell dhimbje, ndërsa mashkullit i jep më shumë kënaqësi.

Autore: Ikballe Berisha Huduti

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 13, janar 2015, fq. 12)




There are no comments

Add yours