1.12

Këndi i urtësisë

Spread the love

Varfëria, pasuria, vetmia dhe ndihma

Nuk ka varfëri më të keqe se padituria, pasuri më të madhe se mendja, vetmi më frikësuese se egoizmi dhe ndihmesë më të madhe se konsultimi” (Muhamedi s.a.a. (570-632), profeti i Islamit)

Njeriu i vlerës

Mos tento të jesh njeri i suksesit, por njeri i vlerës”. (Albert Einstein (1879-1955), shkencëtar gjerman)

Ç’është njeriu për njeriun?

Njeriu për njeriun është ujk”. (Thomas Hobbes (1588-1679), filozof anglez)

Jeta njerëzore

Jeta njerëzore është e përcaktuar”. (Epikuri (341 p.e.s. – 270 p.e.s.), filozof grek)

Njohuria më e madhe

Njih vetveten”. (Sokrati (470 p.e.s. – 399 p.e.s.), filozof grek)

Ofendimi nga e vërteta

Askujt nuk i lejohet të ofendohet nga e vërteta”. (Aristoteli (384 p.e.s. – 322 p.e.s.), filozof grek)

Frika nga drita

Mund ta falim një fëmijë që është i frikësuar nga errësira, tragjedi e vërtetë është kur të rriturit kanë frikë nga drita”. (Platoni (428 p.e.s. – 348 p.e.s.), filozof grek)

Nga kush duhet të ruhemi?

Ruaju nga vetëpëlqimi”. (Imam Aliu a.s., 601-661)

Shkaku

Çdo gjë e ka shkakun e vet”. (Spinoza (1632-1677), filozof holandez)

Arti dhe jeta

E kemi artin që ta bëjmë të mundur jetën”. (Friedrich Nietzsche (1844-1900), filozof gjerman)

Njohuria

Kush njeh vetën e tij e njeh dhe Perëndinë”. (Naim Frashëri, 1846-1900)

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 21, shkurt/mars 2017, fq. 49)