Kërkimi i së drejtës dhe fjalimet historike i Hazreti Fatimes
Kërkimi i së drejtës dhe fjalimet historike i Hazreti Fatimes
Në periudhën e shfaqjes së Islamit, xhamia ishte e vetmja qendër e kërkimit të së drejtës. Çdo kush që kishte ankesë kundër të fuqishmëve, që kishte humbur një të drejtë ose vërente në qeveri sjellje larg Traditës së të Dërguarit (s.a.a.), paraqiste ankesën e tij besimtarëve dhe ata ishin të obligueshëm, me aq mundësi që kishin, ta ndihmonin atë dhe t’ia japin të drejtën e tij. Nga vajza e të Dërguarit (s.a.a.) kishin marrë të drejtën e saj, dhe me këtë kishin shkelur Traditën.
Për këtë arsye, Hz. Fatimja (a.s.) u përgatit që të parashtronte ankesën e saj në shoqërinë publike. Ndërkohë, një pjesë e grave të farefisit të saj, kishin rrethuar atë dhe u nisën për në xhami. Thuhet se gjatë shkuarjes për në xhami, të ecurit e saj ishte e njëjtë me të ecurit e të Dërguarit (s.a.a.). Ebu Bekri me një grup nga muhaxhirët dhe ensarët ishin ulur në xhami. Në mes Hz Fatimes (s.a.) dhe të pranishmëve vendosën një perde. Hz. Fatimja (a.s.) së pari vajtoi dhe bëri që të qajnë edhe të pranishmit. Me pas pushoi për një kohë të shkurtër deri sa njerëzit u qetësuan dhe filloi të flasë:
“Falënderoj Allahun për dhuntitë që na i dhuroi dhe për sukseset që na i mundësoi. Falënderimi qoftë për Allahun për dhuntitë e panumërta që nuk mund të numërohen as të merren me mend. Ai ka kërkuar prej neve që ta falënderojmë Atë, në mënyrë që të dijmë për vlerat e begative dhe në mënyrë që t’i shtojë e t’i zgjerojë dhuntitë ndaj neve.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, është tek dhe nuk ka asnjë ortak. Kjo është një fjalë, që shpirti dhe e vërteta e saj është sinqeriteti. Thellësitë e zemrave dëshmojnë për Të dhe mendimet qartësohen përmes Tij. Sytë nuk mund ta perectojnë Atë, gjuhët nuk mund ta cilësojnë Atë dhe paramendimet nuk mund ta përfshijnë. Të gjitha gjërat i ka krijuar prej asgjësë, pa pasur ndonjë mostër apo shembull.
Gjithësinë nuk e krijoi për të përvetësuar ndonjë dobi prej saj. Atë e krijoi, në mënyrë që të dëshmojë për urtësinë dhe fuqinë Tij, që t’i thërras robërit për adhurim dhe t’i nderojë thirrësit e fesë, derisa robërit të shpëtojnë prej ndëshkimit dhe t’i shpie në xhenet.
Dëshmoj se babai im, Muhamedi, është robi dhe i dërguari i Tij. Atë e ka zgjedhur para se ta dërgojë si të Dërguar dhe e emëroi me emrin Muhamed para se ta krijojë. Në atë kohë, krijesat tjera ishin të fshehur dhe ekzistenca nuk kishte filluar ende. Sepse, Allahu e dinte të ardhmen e njerëzimit, kishte njohuri për ndodhitë dhe për fatet e çdo gjësendi. Muhamedin (s.a.a.) e dërgoi për të plotësuar urdhrin e Tij, për të shfaqur urtësinë e Tij dhe për t’i zbatuar gjykimet e Tij. Ata ishin duke u djegur në zjarrin e pabesimit dhe të paditurisë, i adhuronin idhujt dhe nuk mërziteshin për urdhrat e Allahut.
Allahu e zgjodhi babanë tim Muhamedin (s.a.a.) që me begatinë e trupit të tij t’i ndriçojë errësirat, t’i pastrojë padituritë prej zemrave dhe t’i largojë vellot prej syve të tyre. Babai im u ngrit për t’i udhëzuar njerëzit, për t’i shpëtuar prej devijimit dhe për të larguar verbëritë. Ata i thirri në rrugën e Islamit. Dhe, në fund Allahu ia morri shpirtin e tij pa e detyruar dhe pa e përdorur forcën. Tani më, babai im ka shpëtuar prej vështirësive dhe ashpërsive të kësaj bote, gjendet në botën tjetër, afër engjëjve dhe Zotit Mëshirëplotë, dhe është duke jetuar në afërsinë e rrethinës së Allahut. Përshëndetja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, që është i zgjedhuri prej krijesave dhe i besueshmi për pranimin e shpalljes së Allahut.”
Marrë nga www. Dielli.net