Frika nuk të hynë në punë. (Editorial, vazhdim pj. 2)
vazhdim nga: https://www.revistavlera.com/editorial/
Frika nuk të hynë në punë.
Prandaj, miq të nderuar, frikërat që na janë krijuar në jetën tonë, kur të arrijmë moshë të rritur dhe të vetëdijshëm për atë që na kanë ndodhur, duhet ti zgjedhim përmes disa pikave, hapave që cekëm më herët. Ndërsa frikërat që na janë ngulitur në kokat tona nga besimet e mëparshme të gjysheve dhe regjimeve të ndryshme si ato fetare apo politike, ato duhet ti studiojmë, të merremi me to, të kërkojmë ndihmë nga Zoti që të na ndriçohen mendimet tona, sepse ne të gjithë nuk jemi dijetarë dhe nuk kemi mundësinë e shfletimit të enciklopedive të mëdha.
Prandaj, gjatë analizimeve tona mund të arrijmë tek një përfundim se jo çdo besim i pranuar verbërisht mund të jetë i dobishëm. Mos krijoni frikë në besim, as mos pranoni bindjen përmes frikës. Por, krijoni besim dhe bindje me arsye të shëndoshë e jo duke besuar verbërisht nga të parët tanë apo nga lloj lloj interpretime, që duan të ju krijojnë bindje e besim të trashëguar, e kjo arrihet vetëm përmes frikës. Më e keqja e gjithë kësaj kur ia fusin frikën personave që kërkojnë ndihmë për udhëzim, atëherë ai person nëse është i dobët arrin deri në çrregullime shpirtërore me frikën e punëve që ka bërë, sepse ai e njeh një Zot i cili të dënon në shtresa të nxehta të zjarrit, një Zot tiran që i ndëshkon njerëzit, ndërsa e kundërta e kësaj Zoti e ka mëshirën më të madhe ndaj krijesave të tij, se sa nëna ndaj fëmijës saj.
Si përfundim do ta këshilloja veten time dhe juve lexues të nderuar se ; Mos jeni shumë entuziastë me plotë dëshira të pa arsyeshme, por ecni më këmbë në tokë sepse mallëngjimi për ti realizuar ato dëshira do të ju poshtërojë.
Mos të ju gufoj mallëngjimi për gjërat që ju paraqiten si të mira e ju nuk keni njohuri, sepse lakmia për to, do t’ju shkatërroj. Kur mallëngjimi gufon- lakmia të shkatërron.
Mos u mahnitni nga kënaqësitë që ju paraqiten si të mira sepse do të harron të jesh e kujdesshme për veten.
Mos u dëshpëro për gjërat dhe problemet e kalueshme sepse pikëllimi i madh mund të mbysë emocionet dhe motivet për të jetuar i lumtur.
Mos e ngritë zemërimin pa e logjikuar sepse ajo të shpie tek hidhërimi i madh. Hidhërimi vesë dhe ligësi tek njerëzit që janë temperament të pakënaqur me veten dhe gjithnjë të zemëruar.
Mos të kaplon frika e pa menduar mirë sepse pastaj krijon ankthin i cili të mbërthen në tërësi.
Mos iu gëzo shumë rehatisë e qetësisë në jetën tënde sepse do të bëhesh mospërfillës dhe mosmirënjohës.
Mos lakmo të krijosh shumë pasuri nëse në vete nuk ke vlera humane, sepse pasuria e tepërt do të të bëjë tiran dhe njeri të keq.
Mos lejo të ta zbulojë veten tënde të dobët mos durimi ndaj halleve që mund të të godasin.
Mos të të kap plogështia kur nuk ke para e pasuri, sepse pasuria më e madhe është mirënjohja ndaj Zotit, kur të jesh mirënjohës, të mira do të shtohen, e kur të jesh ankues dhe i viktimizuar, mospasja do të shtohet.
Me një fjalë, frika jote nuk të hynë në punë, përmes frikës që e ushqen kur nuk do të dalësh nga kthetrat e ankthit dhe mos kënaqësisë në jetë.
Autor: Msc.Ikballe Berisha Huduti