72390893_10218014153882765_2756886103679041536_n

Këshilla psikologjike për prindër

Spread the love

 

SI MUND TI NDIHMOJ FËMIUT TIM

Dërgo fëmijën  në vende ku ka fëmijë tjerë.

Jepi kohë ,vend dhe mundësi të luaj.

Mëso fëmijën të pret në radhë dhe ti shkëmbej lodrat me të tjerët

Foli nëse fëmija sillet në mënyrë agresive apo i ngacmon të tjerët

Mëso fëmijën të shpreh me fjalë hidhërimin dhe dëshpërimin

 

ÇFARË MUND TË BËJ ME FËMIJËN TIM

Shikoji  dhe lexoji  libra e tyre  e pastaj i bashkëbisedo për ato.

Mësoj vjersha në gjuhën amtare, tregime, këngë dhe përralla

Tregoj për farefisin për vendlindjen dhe për gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën

Bisedo për ndodhitë e ditës hobit dhe për shokët e fëmijës.

Dërgo fëmijën që të vizitoj vende të ndryshme: në muze, qytet, fshat, kopsht zoologjik, bibliotekë etj.

Punët shtëpiake, p. sh përgatitni ushqim, gatuani ose edhe pastroni së bashku

Ushtroj talentin e dorës, p. sh mbajtjen e lapsit në dorë dhe përdorimin e gërshërëve

Gjithashtu bisedo me fëmijën për të gjitha çfarë bëni dhe çfarë po shihni, kështu fëmija vazhdimisht mëson gjëra dhe fjalë të reja

 

NË ÇFARË MËNYRE BABAI MERR PJESË NË EDUKIM

Kalo kohën me fëmijën duke luajtur, duke i mësuar gjëra dhe tregime të ndryshme

Ndihmo në  kryerjen e detyrave dhe e mbikëqyrë vijimin e mësimit.

Përcjelli dhe merr pjesë në hobit e ndryshëm të fëmijës

Ndaji  punët barabartë me gruan

Jepi mundësi që edhe gruaja të ketë kohë për vetveten

SI TË NDIHMOHET FËMIJA GJATË SHKOLLIMIT

Rregulloja fëmijës tavolinën e punës të përshtatshme që ti kryej detyrat e shtëpisë.

Pyet çdo ditë çka keni mësuar në shkollë si dhe çfarë ka ndodhë gjatë pushimeve.

Kontrollo a janë kryer detyrat;  kërko nga fëmija të tregoj se çka ka mësuar

Nëse nuk mundesh ta ndihmosh fëmijën me detyrat, kërko ndihmë nga prindërit tjerë

Krijo rrethin që të ndihmon për ti zgjidhë këto detyra

Kontakto vazhdimisht  me mësuesin gjithashtu merr pjesë në mbledhjet e

 

SI TA NDIHMOJMË TË RIUN TË RRITET

Jepi urdhër të qartë p.sh. për kohën kur duhet të kthehet në shtëpi, për mos përdorimin e drogave etj.

Trego, argumento cilat veprime janë të drejta dhe cilat jo.

Bisedo shpesh si është, si kalon në shkollë dhe me shokë.

Bisedo në lidhje me moshën e pubertetit p.sh mund të tregosh përvojat tuaja të rinisë

Ju duhet të jeni të njoftuar çfarë është jeta e të rinjve në Kosovë

Bisedoni së bashku se çfarë mendon të bëjë kur te kryhet shkolla, cili profesion mund te jetë i përshtatshëm për të ardhmen.

Bisedo edhe me prindërit tjerë për rritjen e zhvillimin e  të rinjve në Kosovë.

 

Përgatiti Msc. Psikologu:  Petrit Thaqi