3.1

Komponentët që krijojnë personalitetin

Spread the love

Vazhdim

Komponentët që krijojnë personalitetin

Psikologjia flet për njeriun si një trup fiziologjik dhe shpirtëror që vepron, ndjenë dhe mendon. Gjithashtu përmes psikologjisë moderne është konstatuar se janë tre elemente kryesore që i posedon çdo person dhe që përmes këtyre tre elementeve ai krijon personalitet të bukur dhe nxitës për të tjerët e të kënaqshëm për vetveten. Këto tre elemente kyçe janë:

  1. Procesi mendor,
  2. Procesi emocional,
  3. Procesi veprues.

Për të kuptuar personalitetin nuk duhet të anashkalojmë filozofinë dhe religjionin, ngase të dyja kanë të bëjnë me psikologjinë dhe se në fillim në kohërat e lashta psikologjia nuk njihej por ajo doli si shkencë në vete për studimin e shpirtit.

Nga aspekti i ndërtimit të themeleve të rritjes dhe formimit emocional, një mjedis shoqëror i përshtatshëm dhe vitet e fëmijërisë janë vitet më të rëndësishme formuese dhe edukuese. Edukimi i hershëm jepet nëpërmjet prindërve dhe njerëzve të tjerë shumë të afërt të familjes. Sjellja korrekte dhe të folurit nga ana e mësuesve kanë një ndikim vendimtar në përcaktimin e modelit të jetës së fëmijëve, duke kontribuar në zhvillimin e personalitetit të tij dhe lulëzimin e aftësive të tij të brendshme.

Nga ana tjetër, metodat e duhura jokorrekte dhe pa moral për edukimin dhe trajnimin e dëmtojnë zhvillimin e personalitetit të fëmijës dhe shtypin aftësitë e tyre të brendshme. Filizat e rinj të sapodalë nga toka lehtësisht mund të përkulen dhe të drejtohen për t’u rritur në drejtimin që ne duam. Bukuria dhe eleganca apo hijeshia e pemës së ardhshme varet nga kujdesi që tregohet për rritjen e saj, gjatë periudhës që ajo është ende një pemë e vogël.

Vazhdon

Autore: Ikballe Berisha Huduti

(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 30)