Kujtesa në Kuran
Autor: Muhamed Uthman Nexhati
Çështja e kujtesës ka rëndësi shumë të madhe në jetën e njeriut, sepse kujtesa e njohurive dhe mjeshtërive të mëhershme na aftëson, për t’u përballur me problemet e së ardhmes; na ndihmon të ecim, me qëllim marrjen e informacioneve dhe zbulimin e realiteteve të reja. Kjo konsiderohet si një çështje e rëndësishme në përmirësimin e ecurisë shkencore dhe zhvillimin njerëzor. Përveç rëndësisë që ka në jetën shkencore dhe praktike të njeriut, nga këndvështrimi fetar, kujtesa merr rëndësi të veçantë.
Ka rëndësi të madhe përmendja e vazhdueshme e Zotit, kujtimi i begative e mirësive të shumta që Ai ka falur, kujtimi i botës tjetër (ahiretit), ditës së shpagimit, të shpërblimit dhe të ndëshkimit që është në pritje të njeriut. Të gjitha këto e nxisin njeriun për t’u bërë i devotshëm, për të kryer punë të mbara e për t’u stolisur me virtyte. Prandaj, kujtesa dhe përmendja është e dobishme për njeriun dhe për realizimin e së mirës, si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër (Ahiret).
Kurani Fisnik, nëpër shumë ajete i ka nxitur njerëzit të përmendin Zotin, me shprehje të ngjashme, të cilat janë përsëritur shumë në Kuran:
Efelā tetedhekkerūne? – E pra, a nuk po përkujtoni?
Kalīlen mā tedhekkerūne? – A s’po përkujtoni pak?
Le’al-lehum jetedhekkerūne – Mbase përkujtojnë…
Efelā jetedhekkerūne? – Pra, a nuk po përkujtojnë?
Ve li jetedhekkere ulu’l-elbāb – Që të marrin shembull ata që kanë intelekt…
Ve mā jetedhekkeru il-lā ulul-elbāb – Nuk përkujtojnë askush veç atyre që kanë mend.
Marrë nga libri: “Kur’ani dhe Psikologjia”, përktheu: Redis Sheko, boton: “Fondacioni i Kuranit”, Tiranë 2013, fq. 221.
(Revista “Vlera”, nr. 15, qershor/korrik 2015, fq. 37)