Kush është më i ligu i popullit?
Hadith
Hazret Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ju drejtua popullit të tij duke i thënë: “A dëshironi të dini se cili është më i ligu i popullit?” – Pasi që u përgjigjën “Po, o i Dërguar i Allahut”, ai vazhdoi: “Më i ligu në popull është ai i cili e kalon natën vetëm, që e shmang ndihmën e tij ndaj popullit dhe që e rrah me kamxhik robin e vet”.
Më tej pyeti: “A dëshironi të dini cili është më i ligë se ky person?” – Kur i thanë: “Po, o i Dërguar i Allahut”, vazhdoi: “Ai i cili nuk i fal gabimet e të tjerëve dhe i cili nuk pranon kërkimin e faljes”.
Më pas pyeti: “A dëshironi të dini edhe për më të ligun se ai?” Thanë: “Po, o i Dërguar i Allahut”, tha: “Ai, nga i cili nuk mund të shpresohet për ndonjë të mbarë prej tij dhe prej të cilit nuk mund të mbrohet prej sherrit të tij”.
Në fund pyeti: “A dëshironi të dini për më të ligun se ai?” I thanë: “Po si jo, o i Dërguar i Allahut”. Pejgamberi tha: “Ai që nuk e do popullin dhe populli nuk e do atë”.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 15, qershor/korrik 2015, fq. 42)