2.1

Cilët janë shtatë llojet e njerëzve që i lavdëroi Profeti Muhamed s.a.a?

Spread the love

Hadith

Hazret Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) duke treguar për shtatë llojet e personave dhe cilësitë e tyre tha:

  • Lum për atë që i jep përparësi frikës nga Allahu, sesa frikës nga njerëzit!
  • Lum për atë që e ka fitimin e pastër, të brendshmen e ndershme, të jashtmen e mirë dhe moralin e drejtë!
  • Lum për atë që e shpërndan tepricën e mallit dhe që heq dorë prej fjalës së panevojshme!
  • Lum për ata që tregohen modestë për shkak të Allahut, që nuk e kthejnë fytyrën nga Suneti im (Tradita ime), që nuk e lidhin zemrën e tyre ndaj kënaqësive të lejuara dhe begative të kësaj bote, që heqin dorë nga stolitë e kësaj bote, që pasojnë të zgjedhurit e Ehli Bejtit tim, që rrinë dhe bashkëpunojnë me njerëzit e urtësisë dhe të ligjit fetar (fikhut) dhe që ka mëshirë ndaj të varfëve!
  • Lum për ata që përfitojnë në mënyrë të lejuar, pa u afruar te mëkati; që harxhojnë në rrugën që nuk është mëkat dhe që u ndihmojnë të varfërve!
  • Lum për ata që rrinë larg nga ata që tregojnë mendjemadhësi ndaj të tjerëve, që bëjnë shpifje (bidat) në fe duke treguar interesim të jashtëzakonshëm për këtë botë dhe që veprojnë me gjërat që janë në kundërshtim me traditën time!
  • Lum për ata që sillen me një moral të bukur kundrejt popullit, që nuk e parandalojnë ndihmën time ndaj tyre dhe e keqja e të cilit nuk ndikon tek ata!

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 15, qershor/korrik 2015, fq. 42)




There are no comments

Add yours