3.1

Cilat janë pesë shkaqet kryesore që femrat muslimane mbulohen?

Spread the love

Mbulesa islame – hixhabi dhe bartja e saj në shoqëri është e dobishme për gruan për shumë shkaqe. Më poshtë janë përzgjedhur pesë nga këto shkaqe:

1. Ato shumë më mirë mund ta ruajnë edhe vlerën e tyre shoqërore edhe virtytet e brendshme e të ruhen prej asaj që të mos bëhen vetëm mjet për t’u shikuar.

2. Ato mund ta përforcojnë besnikërinë dhe dashurinë ndaj bashkëshortit të tyre e kështu të ndihmojnë në krijimin dhe kultivimin e një atmosfere të ngrohtë familjare, e në të njëjtën kohë i pengojnë mendimet e këqija dhe zënkat familjare. Shkurt thënë, ato mund ta përfitojnë zemrën e bashkëshortit dhe ta përforcojnë qëndrimin në familjen e vet.

3. Duke iu përmbajtur veshjes islame – hixhabit, do të mund të evitohen shikimet e pakëndshme të vagabondëve, gjë që do të kontribuonte në zvogëlimin e zënkave, forcimin e bazamentit familjar, dhe kështu, brenda rrethit familjar do të krijohej një atmosferë qetësie.

4. Veshja islame e gruas – hixhabi, gjithashtu, do të ndihmonte që të rinjtë e pamartuar t’i pengojë nga devijimi prej rrugës së drejtë. Kështu mënjanohen pakënaqësitë e të rinjve, gjë që, gjithashtu, do t’u ndihmonte femrave në shoqëri.

5. Sikur të gjitha gratë t’i përmbaheshin veshjes islame – hixhabit, atëherë do të ishin të sigurta se burrat e tyre, kur nuk gjenden në shtëpi, nuk do të kontaktojnë me gratë e pandershme të cilat mund t’ua tërheqin vëmendjen larg familjes.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 15, qershor/korrik 2015, fq. 35)




There is 1 comment

Add yours

Post a new comment