c8e7f4b18834b24e7d00162098eeb885

Mburrja e rrejshme dhe fjala e vërtet para tiranit.

Spread the love

Mburrja e rrejshme dhe fjala e vërtet para tiranit.

Imam Aliu duke u kthyer nga beteja në Sifinë, arriti në qytetin Anbar i cili sot është njëri prej qyteteve irakiane, ndërsa më parë ka qenë qytet i vjetër iranian, iranianët ishin aty. Disa njerëz më eminent dhe disa robër i dolën në pritje halifit Ali.  Sipas mendimit të tyre, Aliu a.s. ishte trashëgimtar i mbretërve sasanidë. Kur arritën te ai dhe filluan të vrapojnë përpara kalit të imamit, Aliu a.s. i thirri dhe i pyeti:

– “Pse veproni kështu?” Ata u përgjigjën: – “Zotëri, ky është respekti që ua kushtojmë eprorëve dhe mbretërve tanë.” Imam Aliu u përgjigj: – “Jo, mos veproni kështu! Këto sjellje juve u nënçmojnë dhe u dobësojnë. – Pse ju përpara meje, si halif, përuleni? Unë jam njëri prej jush, ndërkaq ju me sjelljet e juaja nuk më bëni mirë. Ka mundësi që përmes këtij akti, ruana Zot, më paraqitet një mbruje e rrejshme dhe të filloj ta konsideroj veten më të mirë se ju.”

Njeriun e këtillë e quajnë mendim-lirë. Të atillë e quajnë njeriun që ka liri shpirtërore, personin që ka pranuar zërin e Kur’anit d.m.th që pos Allahut të mos adhurojmë askënd tjetër, asnjë forcë e fuqi, as një njeri, as gurin as tokën, as pezmatimin as dëshirat, as pasionet as ambiciet, Vetëm Allahu duhet adhuruar. Vetëm atëherë Ai mund të dhurojë liri shpirtërore.

Imam Aliu a.s. mbajti një fjalim të cilin do ta përcjell në këtë vend. Do të shihni si duket shpirti i njeriut që ka liri shpirtërore. Athua vallë, mund të gjeni në botë shpirt të këtillë? Nëse mund ta gjeni, lirisht, mund të ma tregoni! Fjalimi është tejet i gjerë dhe ka të bëjë me të drejtat e sunduesit ndaj popullit dhe, anasjelltas, të drejtat e popullit ndaj sunduesit.

Aty ka çështje për të cilat diskuton hazreti Aliu. Në mesin tonë është e natyrshme të thuhet vetëm: “ Mos rini kështu përpara sundimtarit tuaj, rini të lirë!” Aliu  a.s. thekson: “Por mua mos më shprehni fjalë miradije për obligimet që i plotësoj ndaj Allahut dhe ndaj jush, sepse kam frikë për ato obligime që nuk i kam kryer dhe për ato detyra që është dashur patjetër të kryhen. Dhe mos më kushtëzoni  ashtu si kushtëzohen zullumqarët, mos më largoheni  ashtu sikur largohen njerëzit nga pozitat, mos më bëni të lumturuar duke më bërë lajka dhe mos mendoni se do ta marr për të keq nëse më thuhet e vërteta.” Andaj, mos nguroni ta thoni të vërtetën ose të këshilloheni në lidhje me drejtësinë, sepse nuk e mbaj veten përmbi mundësitë e gabimeve, po as që jam i sigurt që nuk do të gabojë gjatë veprave të mia, përveç nëse Allahu i ndihmon shpirtit tim me superfuqinë e Tij. Unë dhe ju, në të vërtetë, jemi vetëm robër nën pushtetin e Perëndisë, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër. Pastaj tregoi një rregull të përgjithshëm: “ Sepse personi që ndjehet i pezmatuar kur t’i thuhet e vërteta, ose kur para tij ekspozohet një gjë e drejtë, vështirë se do të mund të veprojë në përputhshmëri me të vërtetën dhe të drejtën.”

Kristijanseni shkruan: Anushirvani i tuboi disa njerëz për t’u marrë vesh lidhur me një çështje për të cilën u foli. Dha mendimin e vet. Të gjithë thanë: gjithë çka Ju thoni, tamam është. Njëri nga sekretarët u mashtrua, duke menduar se me të vërtetë ai ishte një tubim konsultativ dhe se ai ka të drejtë të shpreh mendimin e vet, andaj i tregoi vërejtjet e veta rreth mendimit të Anushirvanit. Atëherë Anushirvani tha: O ti i paedukatë, ti, o njeri i paturp !” Dhe, menjëherë urdhëroi ta ndëshkojnë. I mëshonin kokës me dorëzat e penës gjersa i doli shpirti. Atij që e vërteta i duket e hidhur  dhe që vështirë e ka kur prej tij kërkojnë që të sillet drejt, drejtësia dhe e vërteta për të janë edhe më të vështira.

Dhe në fund Aliu a.s. lutet: O njerëz, dashamirë të mi, o shokë të mi, ju lutem, kur mos nguroni në fjalët e vërteta dhe në kritika ndaj meje dhe, ofroni këshillat e juaja.

Ky është një shembull i përkryer i njeriut që ka liri shpirtërore dhe ashtu nga pozita e pushtetarit u jep liri të tjerëve.

 

Marrë nga Libri “Rrëfime Shpirtërore “