db888cbda4f6edeff9c9b8e6c4bf9a3c

Fjalë të urta

Spread the love

Fjalë të urta nga Imam Aliu

  • Trupi shëndoshet me agjërim.
  • Dorështrënguarit i ngushtohet zemra.
  • Bindja ndaj Zotit është fitore.
  • Varfëria është vuajtje e madhe.
  • Agimi ka aguar për atë që ka sy.
  • Kokëfortësia e shkatërron mendjen.
  • Kur rritet aftësia, zvogëlohet frika.
  • Feja gremiset me vdekjen e dijetarëve.
  • Rroba e shpëtimit nuk vjetërsohet.
  • Dyfishoje bamirësinë tënde me ndjesë.
  • Thënia e të vërtetës është shpëtim i njeriut.
  • Durimi sjell fitim.
  • Rruajtja e gjuhës është shpëtim i njeriut..
  • Heshtja sjell qetësinë e trupit.
  • Zemra kthjellohet me besimin.
  • Mjaftueshmëri me pak e bën jetën e kënaqshme.
  • Vizito të afërmit e tu qe te shtohet nderi.
  • Falja e natës është ndriçim i ditës.
  • Heshtja është mbulesa e pa diturisë.
  • Bota ngushëllohet në sytë e urrejtësit.
  • Goditjet e të dashurit janë më të prekshme.
  • Dorështrënguarit i ngushtohet zemra.
  • Shoqërohu me ata që të shëmbëllejnë ty.
  • I lumtur është ai që gëzon shëndet të mirë.
  • Bindja ndaj Zotit është fitore.
  • T’i bindesh armikut është shkatërrim.
  • Errësirë e padrejtësisë nxin besimin.
  • Padrejtësia e poshtëron njeriun.
  • E drejta e te pafajshmit nuk humbet.