5cf517ee3bde603e6aef103a22cb418b

Pasuria, suksesi dhe dashuria. (tregim interesant)

Spread the love

Pasuria, suksesi dhe dashuria.

Një ditë, një grua doli nga shtëpia dhe rastisi në tre pleq të mbushur me eksperiencë për jetën. Këta pleq nuk i kishte parë me herët, dhe iu tha:

  • Nuk mendoj që ju njoh, mirëpo mos rrini të uritur. Ju lutëm ejani hyni në shtëpi. Dua t’ju shërbej diçka për të ngrenë.

Pleqtë e pyetën gruan:

  • A është burri i shtëpisë brenda? Gruaja iu përgjigj: Jo. Është jashtë

Pleqtë iu përgjigjen njëzëri: – Në këtë situatë, nuk mund të hyjmë brenda.

 

Në mbrëmje, kur burri u kthye në shtëpi, gruaja i tregoi për atë çfarë kishte ngjarë. Ai i thotë gruas që të shkonte t’i  kërkonte ata dhe t’i ftonte në shtëpi. Gruaja doli dhe i ftoi që të vinë në shtëpi. Ata thanë: ne asnjëherë nuk mund të shkojmë të tre së bashku në një shtëpi. Gruaja i pyeti, pse. Më i moshuari nga pleqtë i tregon miqtë e tij me shenjë duke u treguar emrat, i pari quhej Pasuria,  tjetri quhej  Suksesi  si dhe vetë  ai ishte Dashuria.

 

Më pas i thotë gruas: shko pyete burrin tënd se cilin prej nesh dëshiron ta marr brenda. Gruaja hyn në shtëpi dhe i tregon burrit ngjarjen. Burri gëzohet shumë. Vet me vete thotë: Sa bukur.  Nëse veç na ka ardhur kjo mundësi, natyrisht ftoje Pasurinë. Mirëpo gruaja e tij nuk mendon ashtu. Ajo mendon që ta ftojnë suksesin. Në ato çaste vajzat nga dhoma tjetër dëgjojnë bisedën e tyre. Shkojnë vetëtimthi në dhomë te prindërit dhe shprehin mendimin e tyre dhe u thonë prindërve: Nëse e ftojmë Dashurinë a nuk do të ishte më mirë? Na mbushet shtëpia plot dashuri. Prindërit e pranojnë propozimin e të bijave dhe i thotë gruas: ftoje dashurinë. Gruaja doli jashtë dhe e fton Dashurinë. Dashuria çohet në këmbë dhe fillon të eci dalëngadalë drejtë shtëpisë. Në ato çaste, dy të tjerët çohen në këmbë dhe fillojnë ta ndjekin atë nga pas. Gruaja e habitur iu thotë: Unë e ftova vetëm Dashurinë, ju dy të tjerët përse vini nga pas. Të tre pleqtë njëzëri thonë:  Nëse do ta ftoje Pasurinë apo Suksesin, tjerët do mbeteshim jashtë. Pasi që ftuat Dashurinë, kudo që do të shkojë ajo, ne shkojmë pas saj, të tre së bashku. Sepse aty ku është Dashuria do të jetë edhe Pasuria edhe Suksesi.