148507591-old-broken-bucket-and-a-small-pot-with-old-toned-effect

Miqësia dhe Kova e Krisur (tregim urtësie)

Spread the love

Miqësia  dhe Kova e Krisur

Mevlana dhe një nxënës i tij sapo kishin dalë nga një diskutim ku temë ishte miqësia. Pak me tej, skaj rrugës panë dy qenë teksa po flinin mbi krahët e njëri tjetrit. Nxënësi duke mbetur nën ndikimin e diskutimit të mëparshëm, u emocionua shumë nga ajo pamje dhe këtë emocion deshi ta ndante me Mevlanën:  a nuk është shembull i mire i shoqërisë për t’u marrë ky ?

Mevlana përballë atij emocioni të nxënësit, qeshi lehtas dhe pasi ia përkujtoi që interesi personal kishte djegur e bërë hi shumë miqësi, i dha një mësim të paharrueshëm: bir, gjuaje një kockë në mes të tyre dhe atëherë shihe miqësinë e tyre.

                                                      Kova e krisur

Ujëtari me një shkop mbi supe në të dy anët e tij mbante dy kova me ujë. Njëra nga kovat ishte e krisur. Kova që ishte në gjendje të rregullt çdoherë arrinte plot ujë në shtëpi e shefit ndërsa kova e krisur vetëm gjysmën. Kjo gjendje kishte vazhduar kështu për rreth dy vite. Ujëtari çdoherë kishte arritur në shtëpinë e padronit me vetëm një litër e gjysmë ujë. Kova e pakrisur ndiente krenari që arrinte çdoherë plot në shtëpi ndërsa kova e krisur që arrinte gjysmë turpërohej.

Një ditë, pranë lumit kova e krisur i kishte thënë ujëtarit: po turpërohem nga vetja dhe dua të kërkoj falje nga ti.

Ujëtari e kishte pyet se përse turpërohesh?

Kova ishte përgjigjur: që 2 vite, vetëm gjysmën e detyrës e ke plotësuar për shkak të krisjes time dhe rrjedhjes se ujit.

Ujëtari iu përgjigj kështu : kur kthehemi për te shtëpia e pronarit, dua nga t’i që t’i shohësh lulet në skaje të rrugës. Me të vërtetë, kova e krisur derisa ishte e kacavjerrtë e vërejti diellin që ngrohte lulet e egra skaj rrugicës. Mirëpo, prape e kishte ndjerë vetën keq se kishte derdhur prape gjysmën e ujit dhe kishte kërkuar falje.

Ujëtari përsëri e kishte pyet kovën; a e vërejtur se lulet kishin çelur vetëm në anën tënde dhe në anën tjetër nuk kishte lule?  Kjo është arsyeja që unë nuk kërkoj llogari prej teje Unë i kam mbjellë farat e luleve nga ana jote dhe tij i ke ujitur ato sa herë jemi kthyer nga lumi. Ka dy vjet që unë me ato lule e zbukuroje tryezën e shefit. Po të mos ishe ti kështu, këto bukuri nuk do të përjetoheshin në atë shtëpi.

 

Në vend që të turpërohemi me mangësitë tona duhet të shohim se si mund t’i kthejmë ato në një avantazh.