Edukim i FëmijeveFëmijet & RiniaKëshille e PytjePër jetëPolitik

Mendimi politik dhe social te fëmijët

Shkruan: Dr. Ibrahim Amin

Fëmijët dhe rinia duhet të njoftohen me pikat e dobëta të udhëheqësisë së shoqërisë. Ata duhet të dinë për kushtet e përgjithshme që mbizotrojnë në qytete e fshatra. Fëmijët e sotit janë rinia e së nesërmes. Ata do t’i udhëheqin çështjet e shoqërisë në të ardhmen. Të kuptuarit dhe vetëdija e tyre për obligimet ndaj shoqërisë do të jenë të një rëndësie madhore për ta. Ata do të jenë ruajtësit e begatisë kulturore e ekonomike të kombeve. Ata do të përpiqen për të mirëmbajtur dhe përparuar madhështinë e vendlindjes së tyre. Ata do të përballen me agresorin imperialist dhe të luftojnë kundër makinacionit të tyre. Prandaj fëmijët duhet të përgaditen që nga ditët e hershme për t’i shërbyer vendit të tyre.

Përgjegjësia më e madhe për përgaditjen e tyre do të bjerë mbi supet e prindërve. Edhe bazat e trajnimit politik e social duhet të vendosen me fëmijërinë e një personi. Gjatë kohës, fëmija arrin fazën e rinisë dhe ai duhet të jetë i vetëdishëm për problemet sociale dhe politike në shoqëri në të cilën jeton. Ai duhet të jetë i vetëdishëm për varfërinë dhe përmbajtjen e vendit. Cilësit e mira dhe dështimet e udhëheqësve aktualë, duhet tu trgohen fëmijëve që janë në pragun e rinisë.

Fëmija mund të mos e ketë ende të drejtën e votimit dhe mund të mos hedh votën. Prindërit duhet t’i shpjegojnë atij qëllimin e zgjedhjeve dhe mbajtjen e tyre. Ata duhet t’i shpjegojnë atij se si duhet ta zgjedhë kandidatin më të mirë prej listës konkuruese të atij rajoni. Prindërit duhet t’u japin fëmijëve shembullin e tyre personal, që ata kanë votuar për ndonjë kandidat të posaçëm për shkak të kualiteteve të veta që i ka. Fëmija mund të marrë pjesë në mbledhjet zgjedhore dhe në tubime. Ai mund të bashkohet sloganeve lartësusese të kandidatëve. Ai mund të shpërndajë pamfletet e kanditatëve për të cilët mendon se meritojnë të zgjidhen. Kjo punë do ta nxisë vetëdijësimin e tij.

Është e domosdoshme që fëmijët të studiojnë situatën politike të vendit të tij, në veçanti, dhe të botës, në përgjithësi. Ata mund ta bëjnë këtë duke e kultivuar shprehinë e leximit të gazetave të mira për çdo ditë. Po ashtu mund të shikojnë dhe të dëgjojnë buletinin e lajmeve në televizion, radio etj. Ata mund të kenë diskutime grupore me prindërit dhe shokët. Ky proces do të ndihmojë që të zhvillojë vetëdijen e mirë politike e sociale. Padyshim, e ardhmja e shtetit do të jetë në duart e tyre dhe të të rinjve të tjerë të shumtë të një vendi. Fëmijët duhet të dinë se jeta e kësaj bote nuk mund të ndahet prej asaj të ardhmes dhe ngjashëm, feja asnjëherë nuk mund të ndahet nga proceset politike. Rinia e vendit duhet të merret aktivisht me ndodhitë politike dhe shoqërore të vendit. Rinisë duhet t’i jepet më tepër liri e zgjedhjes për të marrë pjesë në proceset politike të vendit.

(Revista “Vlera”, nr. 15, qershor/korrik 2015, fq. 33)

Të ngjashme

Back to top button