WhatsApp Image 2022-06-30 at 12.10.10 AM

Mësuesi i parë i Junikut Tahir Efendi Shehu, dhe shkolla e parë shqipe në Junik

Spread the love

 

Mësuesi i parë i Junikut Tahir Efendi Shehu – Juniku dhe shkolla e parë shqipe në Junik
Prof. Rrustem Bajraktari / Albanolog

 

Në maj të vitit 1969, kur po udhëtoja në një autobus ndër urban nga Juniku për në Gjakovë në mes të udhëtarëve pashë të përndriturit-junikasin Bardhosh Rama dhe Mal Pulatanin nga Morina. Prania ime si albanolog i ri zgjonte kërshëri,  duket se kjo e motivoi Bardhoshin ta deklamoj mrekullueshëm fill e fund veprën “Bagëti e Bujqësi” , e recitoi aq bukur sa do ia kishin lakmi artistet teatral. Të gjithë udhëtarët e duartrokiten, në atë rast e pyeta:

-Kur e si e ke mësuar këtë vepër”?

– Ai u përgjigj: -” Tok me Ali Bajraktarin dhe afro 30 nxënës Junikas,  na pat mësuar mësuesi  Shejh Tahir Shehu, në etapën 1915/1918. Shkolla ishte në Mejtep të xhamisë”

 

Ishte ky një intermexo e sundimit  Austriak në Kosovë. Mejtepi ka qenë shkollë me një paradhomë dhe një dhomë, ku kishte zhvilluar mësimet. Ai mejtep ka qenë në anën juglindore të xhamisë në Tregovishtë.  Aty ka qenë gjerë kah viti 1966.

Tahir Shehu-Juniku (1 janar 1889- 6 shkurt 1956) kishte kryer Mejtepin Ruzhdije më vonë kishte kryer  edhe normalen e Elbasanit. Ai qe pishtar i parë i arsimit amtarë  në Junik.

Mësuesi Tahir Efendi Juniku, vazhdoi aktivitetin e dendur patriotik së bashku me disa intelektual Gjakovar, siç ishin Ibrahim Gjakova, Nimon Ferizi, Hafiz Guta,Hafiz Haxhi Fahri Efendi Iljazi, Baba Qazim Bakalli etj.

Kah mesi i viteve të tridhjeta merr titullin shejh në tarikatin Halveti në Teqen e fshatit Nivokaz kur atë kohë shërbente Shejh Islam Nivokazi dhe themelon Teqen e tarikatit Halveti në në lagjen Gërçar “Bajram Curri 67” më vonë shpërngulet në Pejë dhe së bashku me të birin e tij Shejh Sulejmanin ndërton Teqen Halveti edhe në Pejë, ca vite më vonë kthehet prapë në Gjakovë, ku edhe ndërron jetë më 6 shkurt 1956 dhe varroset në oborrin e Tyrbes së Çabratit më vonë trupi i tij rivarroset në Pejë në Teqen që vet e kishte themeluar.

Nga kushërinjtë në Junik ishte në radhët e Ehli Bejtit në Dervish Rexhep Shehu. Po ashtu ishte i frymëzuar atdhetarisht edhe i biri i tij më i vogël Musa  Juniku,të cilin detyrimisht partizanët e kishin përfshirë në radhë. Ai nuk pajtohej me masakrat partizane ndaj popullit shqiptar, andaj duket se e likuiduan partizanët pabesisht në Luftën e Drenicës ashtu siç kishin likuiduar Asim Efendi Luzhën, Gani Hoxhën etj.

Kishte edhe tre fëmijë të tjerë Shejh Qazimin, Shejh Sulejmanin, Shejh Halimin, Zoti qoftë i kënaqur me ta dhe një vajzë. Edhe sot pas 107 vitesh, shkolla fillore që mban emrin e nxënësit të Shejh Tahir Efendiut , dëshmorit “Edmond Hoxha” funksionin si një institucion për përhapjen e dritës së diturisë në Junikun legjendar e  historik.

 

Dërguar nga:

Shejhzade Edi Shejh  Musa Juniku