Editorial – Qershor 2022

Spread the love

Bismil-lahir-rahmanir-rahim.

Në emër të Allahut të Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 

Lexues të nderuar!

 

Kultura e leximit dhe shkrimit të bukur është mënyra më e mirë që njeriun mund ta bëjë të lumtur, ndërsa jetën e tij, të pavdekshme në të dy botët. Arti i veçantë i Shkrimit të Shenjtë ka përfituar zemrat e milionave njerëzve që nga shekulli VII e deri në ditët e sotme. Andaj, Këshillat Hyjnore kurrë nuk vjetërohen, ato janë si një shpirt i paprekur që mund ta ndiejë çdokush e të kënaqesh me orientimet e tij frytdhënëse.

 “VLERA” do të dëshmojë dhe manifestojë vlerat etiko-morale, tradicionale, religjioze dhe shoqërore, duke sendërtuar pozitën më të bukur dhe më të ndritur në shoqëri anë e mbanë botës shqipfolëse.

Për shkak se faktori kryesor në institutin familjar është gruaja, ndërrimet dhe fuqizimet e vlerave njerëzore më së shumti reflektojnë tek ajo. Puna jonë e shenjtë në revistën “ VLERA” është që të punojmë në ngritjen e personalitetit të gruas, e pastaj familjes, në drejtim të edukimit dhe arsimit të grave në frymën etiko – morale dhe fetare, sepse feja është orientim i vetëm ku gruaja e gjen personalitetin përmes vlerave të saj njerëzore.

       Pa asnjë mëdyshje themi se ne jemi ato që kemi forcë e vullnet që ta rikonstruktojmë botën, duke avancuar civilizimin kulminant të bazuar në ligjet e Krijuesit të Vërtetë për të mirën e femrës dhe familjes në përgjithësi.

 

Ja pra është “VLERA” më tepër se çdo orientim tjetër. Kjo e përbën njeriun në penë dhe në shkrim.

 

Artikujt e revistës “VLERA” janë mbarësuese për udhëzimin dhe fuqizimin e  familjeve në shoqërinë tonë kosovare si dhe familjeve shqipfolëse anë e mbanë botës.

 

Mundi dhe përpjekja nga ne, suksesi nga Zoti!

 

Me respekt dhe dua

Kryeradaktorja , MSc . Ikballe Berisha Huduti