470a347f8aec06cc3f23eac12159884c

Hulumtime – Fatimeja (Paqja e Zotit qoftë mbi të!) dhe Keutheri

Spread the love

Hulumtime

Fatimeja (Paqja e Zotit qoftë mbi të!) dhe Keutheri

Edhe më lart e thamë se fjala “keuther” ka një kuptim të gjerë dhe shoqëror, që është mirësi e pafundme. Komentuesit e Kur’anit kanë dhënë mendime të ndryshme për të. Shumë dijetarë  janë të mendimit se një nga përshkrimet e Keutherit është Fatimja, sepse shkaku i zbritjes thotë: “Ata thanë se Profeti Muhammed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) është i shuar, fatprerë, ndërsa Kur’ani jo vetëm që e mohon këtë gjë, por thotë se Ne të dhamë ty Keutherin.”.

Nga ky interpretim kuptojmë se kjo mirësi dhe bereqet është Fatimja, sepse edhe pasardhësit e Profetit Muhammed (Paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij!) vijnë nga kjo vajzë. Ajo qe e vetmja pjesë e trupit të Profetit Muhammed (Paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij!)  Ajo i ruajti të gjitha vlerat e fesë islame. Transmetohet se jo vetëm Imamët e pastër të Ehli Bejtit kanë prejardhjen nga Fatimja, po ka qindra e qindra breza nga raca e fëmijëve të Fatimes në gjithë botën. Ndërmjet tyre ka dijetarë të mëdhenj, të cilët përpiqen ta ruajnë fenë islame.

Në këtë pjesë është një diskutim i Fakhru Rrazit, që përveç komentimeve të ndryshme që ka bërë për fjalën “keuther”, ndër të tjera ka shtuar se kjo sure ka zbritur për të treguar se Allahu i Madhëruar nuk e ka lënë pa pasardhës Profetin e Tij të nderuar, por i ka dhënë shumë trashëgimtarë, të cilët do të jenë brez pas brezi, sa të jetë kjo botë. Ndërkohë që nga Beni Umajadët, të cilët ishin armiq të fesë islame, nuk do të mbetet njeri. Nëse dëshiron të dish për ta, shiko e hidh një sy, a do të gjesh një dijetar prej tyre, që është sikurse Bakiri, Sadiku dhe Nefsi Zekijeh?

 

Mrekullia e sures “El Keuther”

 

Kjo sure flet për tri parashikime të mëdha:

1- Dhurimi i mirësisë dhe i begatisë të pafundme për Profetin e Nderuar dhe ndjekësit e tij.

2- Sukseset dhe fitorja që pati Profeti Muhammed (Paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij!) kur iu shpall kjo sure, që nuk parashikohej në Mekë.

Nefsu Zekijeh është epitet që i është vendosur Muhammed ibn Abdullahit, djalit të Imam Hasan Muxhtebasë (Paqja e Zotit qoftë mbi të!), që është vrarë nga dora e Mansur Devanakit, në vitin 145 hixhri.

3- Kjo sure lajmëron se Profeti Muhammed (Paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij!) nuk do të mbetet pa trashëgimtarë, por do të ketë gjithmonë trashëgues, brez pas brezi. Njoftimi tjetër është se i lajmëron armiqtë që të mos mendojnë se Profeti Muhammed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) është i shuar, por vetë ata janë të shuar. Kjo gjë është e dukshme.

Përdorimi në numrin shumës i fjalës “ne”: “Ne të kemi dhënë ty shumë të mira.”, tregon madhështinë dhe fuqinë e Allahut, sepse, kur të mëdhenjtë flasin për veten, ata nuk përfshijnë vetëm vetën e tyre, por edhe personat që i kanë në shërbim.

Po në këtë ajet, fjala “en” tërheq vëmendjen për një gjë tjetër, duke treguar se fjala “a’tejnake” nuk është “a’tinake”. E gjitha kjo vërteton se Allahu i Madhëruar i ka falur Profetit Muhammed (Paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij!) Keutherin, që është një mirësi e madhe për të, që të mos i hidhërohet zemra nga fjalët e armiqve e të dijë se vendmbështetja e tij është Allahu i Madhëruar, që është burim i të gjithë të mirave dhe Profetit Muhammed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) i ka në dispozicion mirësi të shumta.

 

O Allah! Mos na lër duarbosh edhe ne nga mirësitë që i ke dhuruar Profetit Muhammed (Paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij!)

O Allah! Ti e di se ne e duam shumë Profetin Muhammed (Paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij!) na bashko me ta në Ditën e Kiametit!

O Allah! Madhështia e Profetit Muhammed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe e fesë islame dita-ditës bëhet edhe më e madhe, mbroje dhe lulëzoje edhe më tepër!

 

Amin! Ja Rab’bil Alemin!

 

Marrë Nga libri Komentim i Përsosur i Kur’anit