nbx

MIRËSITË PËRRETH NESH, përgatiti: Mimoza Sinani…

Spread the love

Miq të dashur, a e dini sa shumë mirësi gjenden përreth nesh?

Ajri që ne thithim, uji që ne pimë, frutat e llojeve të ndryshme, ngjyrat e ndritshme
të luleve, ushqimet e shijshme, trupat tanë që funksionojnë në mënyrë të përsosur
dhe shumë gjëra të tjera të shumta në numër saqë s’mund t’i numërojmë, janë të
gjitha mirësi për ne. Me fjalë të tjera, çdonjëra është një dhuratë e krijuar nga Zoti
posaçërisht për ne.
Le të vështrojmë tani disa shembuj të mirësive që na rrethojnë dhe le të mësojmë
se si duhet të jemi mirënjohës ndaj Zotit që na i dhuroi këto mirësi.
Frutat që i duam

 

Sa lloje të ndryshme frutash ekzistojnë? Bananet, qershitë, luleshtrydhet,
shalqinjtë, pjeprat dhe rrushi që ne e hamë me aq dëshirë… Të gjitha këto dalin nga
dheu, por ato të gjitha kanë ngjyrë, erë dhe shije plotësisht të ndryshme.
Ambalazhimi, me fjalë të tjera lëkura e tyre, i pengon ato nga kalbëzimi dhe i
mban të pastra, të freskëta dhe me erë të këndshme.

Fruta të tilla si portokajtë dhe qitrot, të cilat janë magazina të vitaminës C, janë në
pjesë të ndara, ashtu që ne mund t’i hamë me lehtësi. Këto fruta rriten në dimër,
pikërisht në kohën kur ne na nevojitet vitamina C për ta ruajtur shëndetin tonë.
Në verë, ne kemi nevojë që të pimë më shumë ujë. Prandaj, kjo është arsyeja që
dalin frutat e mbushura me ujë, të tilla si shalqinjtë, pjeprat, pjeshkat dhe rrushi. Ne
i plotësojmë nevojat tona për ujë duke ngrënë një sasi të këtyre frutave.
Këto hollësi janë të gjitha dëshmi se Zoti i ka krijuar frutat posaçërisht për ne.
Po të mos kishte dëshiruar Zoti kështu, në tokë do të kishte ekzistuar vetëm një lloj
ushqimi. Por Ai ka krijuar një larmi të gjerë gjërash për të ngrënë dhe për të pirë
ashtu që ne të mund ta falënderojmë Atë.

Kjo tregon pikërisht se sa shumë Zoti na do neve. Në librin tonë të shenjtë, në
Kur’anin Fisnik, Zoti i ka përshkruar këto mirësi si “gjëra të mira dhe të
shëndetshëm”:

“… dhe ju pajisi me të mira. Ky është Allahu, Zoti juaj i lartë, pra është All-
llahu, Zot i botëve!” (Surja Gafir, 64)

Por, si mendoni ju se llojshmëria e gjerë e bimëve që ne njohim u shfaq
nga trupa e vegjël që ne i quajmë fara?
Të gjitha ngjyrat, modelet dhe aromat tek bimët, fakti se sa të gjata ato
janë, numri dhe forma e gjetheve që ata kanë, fakti se nëse do të lidhin ata
fruta apo jo, dhe të gjitha veçoritë e tjera të tyre, fshihen brenda këtyre
farave. Me fjalë të tjera, çdo farë është një bankë informacioni perfekt. Për
shembull, ngjyra, numri i gjetheve, butësia dhe parfumi i trëndafilit, janë të
gjitha pjesë të informacionit.
Njerëzit përdorin kompjuterët për të grumbulluar informacion. Por, duke e
krahasuar me një farë të vogël, madje edhe kompjuteri është tepër i
thjeshtë. Kjo është për shkak se fara përmban qindra mijëra faqe të
vlefshme informacioni. Përveç kësaj, ajo është një sistem tepër kompleks,
që shkencëtarët nuk kanë arritur ende që ta kuptojnë dhe nuk kanë qenë
kështu të aftë që ta kopjojnë.

Kjo është për shkak se Zoti e krijoi farën dhe Zoti e krijoi sistemin brenda
saj. Çdo farë përfshihet në dijen e Zotit. Ajo rritet nën frymëzimin e Tij dhe
kështu shndërrohet në një bimë. Zoti na e tregon këtë në një ajet tjetër të
Kur’anit: “Çelësat e fshehtësisë janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di
kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe
s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është
(shënuar) në librin e qartë.” (Surja al-En‘amë, 59)

TRUPAT TANË QË FUNKSIONOJNË NË MËNYRË TË PËRSOSUR
Çdo imtësi në trupat tanë është krijuar për një qëllim të veçantë. Madje
edhe qimet në trupat tanë kanë një qëllim. Vetullat dhe qerpikët tanë rriten
vetëm deri në një gjatësi të caktuar. Sidoqoftë, flokët tona rriten gjatë gjithë
jetës sonë dhe kjo na mundëson që t’i presim sipas modelit që ne
dëshirojmë. Çfarë do të ndodhte nëse qerpikët tanë do të rriteshin në të
njëjtën mënyrë sikurse flokët tanë? Në këtë rast, qerpikët tanë do të
rriteshin mbi sytë tanë dhe do të na pengonin të shihnim. Kush iu tregoi
qerpikëve tanë që ta ndalnin rritjen, pasi ata kishin arritur një gjatësi të

caktuar? Kur mendojmë rreth këtyre pyetjeve, mund të shohim menjëherë
se çdo pjesë e trupit tonë është e krijuar.
Ekziston gjithashtu një harmoni e plotë në mënyrën sesi rriten eshtrat tona.
Truri ynë fillon të rritet pikërisht që nga foshnjëria. Kafka jonë gjithashtu
fillon të rritet në të njëjtën kohë. Nëse kafka dhe truri ynë do të rriteshin me
ritme të ndryshme, dhe kafka jonë do të ishte e vogël, ndërsa truri ynë do
të ishte i madh, atëherë ne nuk do të mund të jetonim. Por, në të vërtetë
një gjë e tillë nuk ndodh. Kafka jonë rritet, derisa ne arrijmë një moshë të
caktuar, së bashku me trurin tonë dhe e mbron trurin tonë.

Por si është puna me eshtrat tona, të cilat zhvillohen në proporcion me
moshën tonë, që e ndalojnë rritjen pasi ato kanë arritur një madhësi të
veçantë? Çfarë do të ndodhte nëse ato do të vazhdonin të rriteshin?
Për shembull, nëse eshtrat që përbëjnë kafazin e brinjëve nuk do të
ndalonin rritjen, pasi ato të kishin arritur një madhësi të caktuar, atëherë
trupat tanë do të ishin shumë më pak estetikë sesa që ata janë në të
vërtetë. Por, falë punës së kujdesshme të qelizave kockore, një gjë e tillë
nuk ndodh kurrë.
A mundet një qelizë kockore të zotërojë informacion të mjaftueshëm për të
qenë e aftë për të bërë të gjitha këto gjëra? Si mund ta dijë ajo kur dhe ku
duhet të rritet apo ta ndalojë rritjen? Si shpjegohet fakti që ndonëse të
gjitha kockat në trupat tanë përbëhen prej të njëjtave qeliza kockore, disa
janë tepër të buta, ndërsa të tjerat mjaft të ngurta? Si e dinë kockat e
ndryshme se ato duhet të formojnë duart tona?

Si shpjegohet që kockat që përbëjnë duart, këmbët dhe gishtat tanë rriten
në të njëjtën madhësi në të dy anët e trupave tanë?
Ekzistojnë gjithë këto pyetje për të cilat është e nevojshme që ne ta
pyesim veten me qëllim që ta kuptojmë më mirë përsosmërinë e trupave
tanë.

Është krejtësisht e pamundur që të pohosh se të gjitha këto gjëra kanë
ndodhur rastësisht. Qelizat, prej të cilave ne përbëhemi, nuk mund të

marrin vetë vendime të tilla. Këto gjëra janë të gjitha pjesë e mjeshtërisë
artistike të Zotit, i Cili na krijoi në mënyrën më të bukur. Në një ajet të
Kur’anit, Ai na thotë:

…Shiko se si i kombinojmë eshtrat e pastaj i veshim me mish. (Surja
el-Bekara, 259)




There are no comments

Add yours