26. Në cilat raste është mirë që diabetikët të mos agjërojnë!

Në cilat raste është mirë që diabetikët të mos agjërojnë?

Spread the love

Disa nga këto raste këshillohet që diabetikët të mos agjërojnë:

1. Të sëmurët diabetikë që përdorin insulinë, është mirë të mos agjërojnë, duke përjashtuar rastet kur niveli i insulinës që përdorni nuk është i madh dhe në ditët në të cilat nuk preken nga rënia e madhe e nivelit të sheqerit në gjak.

2. Të sëmurët diabetikë që nuk hanë syfyr është më mirë që në atë ditë të mos agjërojnë.

3. Të sëmurët të cilët për çdo arsye niveli i sheqerit në gjak para syfyrit është mbi 350 mg për decilitër, është më mirë të mos agjërojnë.

4. Të sëmurët diabetikë tek të cilët diabeti ka shkaktuar pasoja për veshkat, trurin, zemrën, sytë, duart, këmbët dhe organet tjera të trupit, megjithëse mund të mos preken nga problemet serioze, por për të parandaluar progresin e pasojave të diabetit është më mirë të mos agjërojnë pa këshillimin e mjekut.

Autorë:

Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur

Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 24.