PAS QERBELASË!!
Kur u përhap në Kufe vrasja e Husejnit, ibn Zijadi thirri për namaz në xhami me xhemat. Ai u ngjit në mimber dhe u mbajti fjalim të pranishmëve duke thënë: “Falënderimi i takon Allahut, i Cili e zbardhi të drejtën dhe ndjekësit e saj, e përkrahu prijësin e besimtarëve, Jezijd ibn Muavije dhe partinë e tij dhe vrau gënjeshtarin të birin e gënjeshtarit, Husejn ibn Ali dhe pasuesit e tij.”!!!!
Sa e përfundoi fjalimin e tij, nga një qoshe e xhamisë u ngrit një plak i verbër, i cili quhej Abdullah ibn Afijf el Ezdij, të cilit një sy i humbi në betejën e Xhemelit dhe tjetri në betejën e Sifijnit dhe i tha: “O i biri i Merxhanes! Vret fëmijët e Profetit dhe ngjitesh në minberin e të sinqertëve?! Vërtet, gënjeshtar je ti, babai yt, ai që të ka emëruar ty dhe babai i tij.” Në mëngjes, të moshuarin e gjetën të kryqëzuar. (El Irshad, 2:117. El Kamil fi Tarijkh, 3:297.)/shoqata flladi/.