dios

25 premtime nga Allahu…

Spread the love

Duhet të kuptohet mirë se kur Allahu premton diçka,
atëherë Ai e mendon atë, siç thotë :
“Ky është premtimi i Allahut; Allahu nuk e shkel
premtimin e Vet” (Ez-Zumer, 39: 20), dhe në një ajet
tjetër, “Premtimi i Allahut është i vërtetë; Ai është
i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (Lukman, 31: 9)

• XHENNETI •

“Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, gëzoji me
kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj.
Sa herë që atyre t’u jepet si ushqim ndonjë frut i
kopshteve, ata do të thonë: “Këtë e kemi ngrënë
edhe përpara”. Por atyre do t’u jepen vetëm fruta
të ngjashme me ato të Tokës. Në Xhenet ata do të
kenë bashkëshorte të pastra dhe atje do të jetojnë
përgjithmonë.” (Bekare, 2: 25)

• DRITË •

“ditën që do të shohësh besimtarët dhe besimtaret,

me dritën e tyre që shkëlqen para dhe në të djath-
të të tyre (e do t’u thuhet): “Lajm i mirë sot për ju:

kopshtet e Xhenetit nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë
e ku do të banoni përgjithmonë.
Kjo është fitorja më e madhe!” (El-Hadid, 57, 12)
• ALLAHU DO TË JETË ME TY •
“Nëse ktheheni (në luftë), edhe Ne do të kthehemi
(në ndihmë të besimtarëve). Forcat tuaja nuk do t’ju
bëjnë asnjë dobi, sado të jenë të shumta në numër,
sepse Allahu është me besimtarët.” (El-Enfal, 8: 19)
“Allahu ua shton udhëzimin atyre, që janë në rrugë
të drejtë.” (Merjem, 19: 76)

• MIRËSIA E ALLAHUT •

“Vërtet Allahu e plotësoi premtimin e Vet, kur ju me
vullnetin e Tij e thyet armikun. Por, kur ju u frikë-

suat, u grindët midis jush dhe kundërshtuat (Pe-
jgamberin, a.s.), pasi Ai ju tregoi atë që pëlqenit,

(Allahu e tërhoqi ndihmën e Vet). Disa nga ju dëshi-
rojnë këtë botë, ndërsa të tjerë nga ju dëshirojnë

botën tjetër. Pastaj Ai, për t’ju provuar, bëri që të
zmbrapseni para armikut dhe pastaj, sigurisht që
jua fali atë gabim. Allahu ka mirësi të madhe për
besimtarët.” (Al-Imran, 3: 152)

• MBROTJE NGA ALLAHU •

“Pa dyshim, njerëzit më të afërt me Ibrahimin janë
ata që e pasuan atë dhe ky Profet me besimtarët
(e tij). Allahu është mbrojtës i besimtarëve.”
(Al-Imran, 3: 68)

• MËSHIRA E ALLAHUT •

“Përsa u përket atyre që kanë besuar dhe kanë
bërë vepra të mira, ata do t’i pranojë Zoti i tyre në
mëshirën e Vet. Kjo është fitorja e lavdishme!”
(El-Xhathije, 45: 30)

• FITORE •

“Sigurisht, Ne do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë
dhe besimtarët, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe
në Ditën, kur do të sillen dëshmitarët.” (El-Gafir, 40:
51), “…Është detyra Jonë që t’i ndihmojmë
besimtarët.” (Er-Rum, 30: 47)

35

ALLAHU DO T’I SHLYEJË TË KQIJAT

“Atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me sig-
uri që do t’ua shlyejmë të këqijat dhe do t’u japim

shpërblim më të mirë se puna që kanë bërë.”
(El-Ankebut, 29: 7)
• DASHURI MES BESIMTARËVE •
“Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të
mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri (në
zemrat e besimtarëve). (Merjem, 19: 96)
• ASNJË MUND NUK SHKON KOT •

“Sa për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, sig-
urisht që Ne nuk do t’ua humbim shpërblimin punë

mirëve.” (El-Kehf, 18: 30)
• MBROTJE PREJ SHEJTANIT •
“Sepse, në të vërtetë, nuk ka kurrfarë pushteti mbi
ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre.”
(En-Nahl, 16: 99)

“A nuk e sheh se Ne i kemi dërguar djajtë te mohu-
esit, për t’i yshtur ata me forcë?” (Merjem, 19: 83)

• ALLAHU TË JEP QËNDRUESHMËRI •
“Prandaj (O Muhamed) qëndro i patundur në udhën
e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar.” (Hud, 11: 112)
“Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme
në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse keqbërësit i
shpie në humbje; Allahu bën ç’të dojë”
(Ibrahim, 14: 27)

• PËRFUNDIM TË MIRË •

“Për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira ka çdo
mirësi dhe vendbanim të mrekullueshëm!” (Er-R’ad,
13: 29) “…sepse toka është e Allahut. Ai ia jep atë
trashëgim cilit të dojë prej robërve të Vet. Fundi i
lumtur u takon atyre që i frikësohen Allahut”
(El-A’raf, 7: 128)

• ALLAHU TË SHPËTON •

“Pastaj, Ne do t’i shpëtojmë të dërguarit Tanë dhe
ata që kanë besuar. Kështu, është detyra Jonë që
t’i shpëtojmë besimtarët.” (Junus, 10: 103)
“Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët.”
(El-Enbija, 21: 88)

• UDHËZIM •

“Vërtet, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira,
Zoti i tyre do t’i udhëzojë në rrugë të drejtë”
(Junus, 10: 9)

• BEKIME •

“Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të
ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim bekime

nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i dënu-
am për atë që bënë.” (El-A’raf, 7: 96)

• PAQE DHE SIGURI •

“Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin

e tyre me padrejtësi (idhujtari), pikërisht atyre u ta-
kon siguria dhe ata janë të udhëzuar.”

(El-En’am, 6: 82)

 

FALJE •

“Allahu u ka premtuar falje (të gjynaheve) dhe
shpërblim të madh atyre që besojnë dhe bëjnë
vepra të mira.” (El-Ma’ide, 5: 9)
• SHPËRBLIME NGA ALLAHU •
“Ndërsa atyre që besojnë dhe punojnë vepra të
mira, Zoti do t’u japë shpërblimin e merituar. Allahu
nuk i do punëmbrapshtët” (Al-Imran, 3: 57)

• S’KA FRIKË E PIKËLLIM •

“Ata që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, falin
namazin dhe japin zeqatin, do të kenë shpërblim te
Zoti i tyre dhe nuk do të kenë pse të frikësohen apo
pikëllohen.” (Bekare, 2: 277)
• ALLAHU I MBRON BESIMTARËT •
Allahu, në të vërtetë, i mbron besimtarët. Ai nuk i do
tradhtarët mohues.” (El-Haxh, 22: 38)

• JETË TË MIRË •

“Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira,
duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë
jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave
më të mira, që ka bërë.” (En-Nahl, 16: 97)

“Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime (nuk i be-
son këtij Kur’ani dhe nuk vepron sipas udhëzimeve

që ka), do të ketë jetë të mjeruar …” (Ta-Ha, 20: 124)
• AUTORITET-UDHËHEQJE •
“Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë

dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëm-
bës në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe

që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i
kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri.
Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë

asgjë (në adhurim). Sa për ata që, pas kësaj, moho-
jnë (besimin), pikërisht ata janë të mbrapshtët”.

(En-Nur, 24: 55)
• ALLAHU NUK LËJON QË JOBESIMTARËT
T’I SHKATËRROJNË BESIMTARËT •
“Allahu nuk do t’iu japë kurrë rast mohuesve që
t’ishkatërrojnë besimtarët.” (En-Nisa, 4: 141)
• NXJERRJA NGA ERRËSIRA NË DRITË •

“Allahu është Mbrojtësi i atyre që besojnë. Ai i nx-
jerr ata nga errësira në dritë. Sa për ata që nuk be-
sojnë, mbrojtësi i tyre është djalli, i cili i nxjerr ata

nga drita dhe i shpie në errësirë. Këta janë banorët

e Zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përg-
jithmonë.” (Bekare, 2: 257)