1

Personaliteti i gruas dhe roli i saj në jetë

Spread the love

Personaliteti i gruas dhe roli i saj në jetë

Sejjid Muhammed Husejn Fadlallah

Një grua mund të jetë model për t`u ndjekur si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt, sepse të dyja gjinitë janë të afta për aktivitete njerëzore dhe nuk dallojnë nga njëra-tjetra në këtë drejtim.

Gratë në Kuran paraqiten shpesh si modele shembullore për besimtarët, qofshin ata gra ose burra. Kjo e vërteton faktin se Islami e konsideron gruan të barabartë me burrin. Dobësia psikike e grave dhe tendence e tyre për të qenë të ndjeshme janë gjëra që mund të tejkalohen përderisa ekzistojnë kushte të volitshme dhe një besim i fortë

Si mund ta kuptojmë personalitetin e gruas? Duhet vallë t`u drejtohemi burimeve fetare? Ose vallë mund t`i studiojmë elementet e personalitetit të saj nëpërmjet marrëdhënieve të saja të përditshme?

Besojmë se zgjedhja e dytë është shumë më objektive dhe më reale. Ky lloj studimi krijon edhe një bazë për t`i kuptuar më mirë burimet fetare dhe për t`i interpretuar në një mënyrë që nuk bie ndesh me botën e jashtme dhe realitetin. Në anën tjetër, një hulumtim i tillë na mundëson që të kuptojmë se disa hadithe nuk janë autentike (origjinale) dhe bien ndesh me principet e besimit tonë, të shprehur në Kur`an dhe në thëniet e tjera të besueshme të të Dërguarit të Zotit dhe të Imamëve.

Duke i pasur parasysh këto gjëra, do të vërejmë se është vështirë të bëhet dallim mes një gruaje dhe një burri, të cilët jetojnë në rrethana të ngjashme sociale dhe politike. Aftësia e një mashkulli për t`i kuptuar këto rrethana nuk është domosdoshmërish më e madhe se ajo e femrës. Përkundrazi, në shumë raste mund të shihet se femrat i kanë tejkaluar meshkujt nëpërmjet aftësisë së tyre të të kuptuarit. Këtë mund ta shohin në shembuj të ndryshëm, që historia i përcjell në lidhje me gratë që kanë jetuar në kushte të favorshme kulturore dhe shoqërore. Këto gra bartën mbi supe një rol të ndjeshëm dhe efektiv, i cili themelohej në shtyllat e mendimit dhe të doktrinës. Muki këtë tekst përsërite të lutem,,, si në katror apo disi në prapavijë me ngjyrë më mirë si shirit

Këtë mund ta shohim në tregimet e Kur`anit në lidhje me Merjemen e Shentë dhe në lidhje me gruan e faraonit. Mund të shihen edhe shënimet që historia i përcjell për Hatixhen, gruan e të Dërguarit, për vajzën e tyre Fatimën dhe për Zejnebën, vajzën e Aliut. Këta shembuj flasin për pozitën e lartë të këtyre grave, të cilën e fituan falë besimit

të tyre, thellësisë shpirtërore dhe të kuptuarit të fesë e të kushteve që i rrethonin. Ata u përballën me të gjitha sfidat që i ndeshën në jetët e tyre. Të gjitha këto gjëra tregojnë se nuk kishte asnjë dallim mes tyre dhe meshkujve bashkëkohës.

Ndonëse disa mund të thonë se këto gra ishin femra të veçanta me disa cilësi unike, unë nuk mendoj se ata kishin ndonjë cilësi të jashtëzakonshme përveç faktit se jetuan në rrethana të cilat u mundësuan të zhvilloheshin në aspektin intelektual dhe shpirtëror. Në praktikë, ata dhanë përpjekje për t`i përshtatur me njëri-tjetrin elementet e ndryshme te personaliteteve të tyre dhe me këtë ia dolën mbanë të ishin të tilla siç ishin. Nuk është se ato kishin fuqi mbinatyrore në një nivel të tillë që të thuhet se ato nuk ishin gra të zakonshme për nga krijimi. Nuk ka një dëshmi të tillë, përveç faktit se në Kur`an thuhet se Merjemja u zgjodh nga Zoti për hir të përshpirtshmërisë së saj dhe afërsisë me Zotin.

Mirëpo fakti se Zoti e ka udhëzuar atë me shpirtin që ia dërgoi, nuk e bën atë një krijesë mbinatyrore. Ky është vetëm një bekim i Zotit, me të cilin Ai dëshiron ta udhëzojë dhe t`i japë fuqi shpirtërore për të vazhduar më tej në mënyrën në të cilën ajo tashmë sillej dhe për ta ndihmuar sa më tepër në luftën kundër dobësive të shpirtit, të cilat i ka secili njeri.

Mbretëresha e Shebës 1 me gjet naj foto super ban , te mbretreshes është një tjetër shembull kuranor që tregon se sa e urtë mund të jetë një grua, si një sunduese, e cila i konsideron të gjithë faktorët dhe i përsiat të gjitha zgjedhjet përpara se të sjellë një vendim. Një grua, e cila nuk mbisundohet nga ndjenjat e saja por nga mendja. Këto cilësi e bënë atë të sundojë edhe mbi meshkujt, të cilët gjetën tek ajo një njeri racional dhe të aftë për t`i kontrolluar punët e të tjerëve.

Nga ky shembull mund të arrijmë në përfundimin se femrat janë të afta t`i tejkalojnë dobësitë e tyre të brendshme, që mund të kenë pasojë në gjykimin e tyre. Kjo do të thotë se dobësitë natyrore të gruas nuk janë fatalitete të pashmangshme.

Një tjetër shembull kuranor është gruaja e Faraonit, e cila ndonëse gjithë jetën e kishte kaluar në luks dhe ekstravagancë, u largua nga këto gjëra për hir të besimit që kishte. Besim ky, i cili i pamundësoi asaj të gjente kompromis mes jetës që bënte dhe mjerimit e diskriminimit që mbisundonte tek populli, si pasojë e sundimit të të shoqit.

Për këtë, ajo i kërkoi Zotit t`i ndërtonte një vend në Parajsë, si një simbol të largimit të saj nga ky realitet dhe si një shtysë që do t`i jepte fuqi kurdoherë që të përballej me dobësitë e saja. Ajo iu lut Zotit që ta shpëtonte nga Faraoni dhe nga veprat e tija mizore.

Mund të shohim se me këto vepra ajo paraqitet si një model shembullor për besimtarët, qofshin ata meshkuj ose femra. Po në këtë mënyrë, edhe Merjemja ishte një shembull për të gjithë besimtarët me besimin e saj të pastër në Zot, me moralin e përkryer dhe me devotshmërinë e saj ndaj Zotit në një nivel aq të lartë, sa e gjithë jeta e saj e kishte pamjen e një adhurimi të pafund dhe të një simboli të besimit në Zot dhe të bindjes ndaj Tij.

Zoti e sjell gruan e faraonit si një shembull për atë që besuan. Ajo tha: “Im Zot, më ndërto një shtëpi pranë Teje në Parajsë dhe më shpëto nga faraoni e nga veprat e tija! Më shpëto nga populli mizor!” Dhe e sjell si shembull Merjemen, të bijën e Imranit, që e ruajti nderin e saj. Andaj Ne i frymë nga shpirti Ynë e ajo i besoi fjalët e të Zotit dhe librat e Tij.. Ajo qe nga të bindurit… Tahrim (Ndalesa) 66:11-12

Fakti se Kur`ani i prezanton gratë besimtare si një shembull për burrat dhe për gratë (“…një shembull për ata që besuan”) njëkohësisht, lë të kuptohet se Kur`ani pranon se një grua mund të ketë një personalitet të fortë që mund t`i tejkalojë dobësitë e saja natyrore. Sipas kësaj, një grua mund të jetë model për t`u ndjekur si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt, sepse të dyja gjinitë janë të afta për aktivitete njerëzore dhe nuk dallojnë nga njëra-tjetra në këtë drejtim.

Si përfundim, mund të themi se dallimi në gjini nuk e kufizon aftësinë e gruas për të menduar, për të qenë bujare, për të pasur një vullnet të fortë dhe për të marrë vendime të duhura, pas hulumtimit të kujdesshëm të të gjitha opsioneve, përderisa ekzistojnë kushte të volitshme për të krijuar një mendim racional…




There is 1 comment

Add yours

Post a new comment