
Promovohet libri “Urtësitë e Jezusit, djalit të Marisë”
Libri “Urtësitë e Jezusit, Birit të Marisë” u promovua në programin ndërfetar të Parisit nga Federata Botërore e KSIMC. Rreth 400 njerëz kanë marrë pjesë në programin ndërfetar e frymëzues në Paris, në bashkëpunim me Federatën Botërore e KSIMC.
[Pjesëmarrësit gjatë programit ndërfetar dhe promovimit të librit]
Libri i botuar në frëngjisht për këtë rast, “Urtësia e Jezusit, Birit të Marisë”, u prit shumë mirë, veçanërisht nga të pranishmit e krishterë. I mbajtur në qendrën “Shi’a Mahfil-e Zainab” në Courneuve, ku morën pjesë zyrtarë qeveritarë, ambasadorë, peshkopë dhe këshilltarë të Papës nga Vatikani.
[Përfaqësuesi i Papës nga Vatikani]
Morën pjesë po ashtu komunitetet e ndryshme si: muslimanë sunitë, ismailitë bohra, dhe hebrenj, së bashku me kryetarin e komunës. Për respekt, motrat jomuslimane mbajtën shami (mbulesë).
[Gratë e krishtera në shenjë modeste vendosën shamitë mbi kokë]
Programi ndërfetar, i titulluar “Së bashku me Zonja Merjem”, u transmetua në pesë kanale televizive dhe Khoja TV. Folësit e ftuar në këtë veprimtari përfshinin edhe peshkopin Michel Dubost në emër të bashkësisë së krishterë. Shejh Nadir Xhefer i ekipit të Arsimit Islamik të FB foli në emër të bashkësisë muslimane.
[Dr. Nadir Xhafer duke folur në emër të bashkësisë muslimane]