59. Muhammad

Revolucioni Muhamedan

Spread the love

Dr. Omid Safi

Rreth gjashtëqind vite pas Krishtit, në një periudhë kur mësimet e profetëve ishin harruar krejtësisht, dhe në një vend të botës ku nuk ishte dërguar asnjë profet nga ana e Zotit më parë, një djalosh i ri me emrin Muhamed nuk donte të adhuronte më zotat e paraardhësve të tij dhe nuk mund të duronte më padrejtësitë e shoqërisë së tij. I shqetësuar nga vuajtjet e të varfërve dhe të shtypurve në shoqëri, Muhamedi (s.a.a.) kishte si zakon ngjitjen e një mali të quajtur Drita dhe tërhiqej vetëm në shpellën me emrin Hira për të medituar mbi kuptimin dhe ekzistencën.

Para se të ishte Profet, Pejgamberi i Zotit, Muhamedi ishte i njohur për shpirtin e tij të ndjeshëm dhe të besueshëm, ku njerëzit përreth tij i besonin atij me pasuritë e tyre për t‘i transportuar në distanca të largëta nëpërmjet tregtisë me karvanë. Shumë shpejt pothuajse të gjithë anëtarët e shoqërisë së tij filluan të besonin Muhamedit (s.a.a) më tepër, e jo vetëm me pasuritë e tyre. Kësaj here do të ishin zemrat dhe shpirtrat që filluan të besonin atë që ata vetë e quanin “Emin”―Besniku.

Vazhdon

(Revista “Vlera”, nr. 27, tetor-nëntor 2018, fq. 21)