bbbh

Prostitucioni shkak i mosrespektit

Spread the love

Prostitucioni shkak i mosrespektit

Ndër dukuritë më devijante nga e cila sot vuan gjinia njerëzore, është edhe prostitucioni. Liria seksuale është një nga motivet më të rrezikshme e cila është mbjellë në mendjet e miliona njerëzve anembanë botës. Ky fenomen shtazarak pothujase në mënyrë të qetë por të sigurtë gëlltit me vete atë që e kaplon. Dëshirojmë të themi se, pastrërtia njerëzore (fitreh) është njollosë me këtë anomali të fëlliqur që i kanoset rrënimit të kulturës evroperëndimore.

Safo-dashuria (lezbialiteti), homoseksualizmi dhe prostitucioni, janë rezultatet e dalura nga mosrespekti reciprok ndërmjet femrës dhe mashkullit� Çmenduria dhe ekstravaganca seksuale sot arriti në gradën që kërcënon shoqëritë botërore me viruse fatale. Aferat e tregtisë (abuzimet seksuale të adoleshentëve), nuk janë asgjë tjetër, pos hyrje të asaj që e pret njerëzimin, siç janë mjerimet dhe vuajtjet e rënda, që ua kapërcejnë vuajtjeve të luftërave. Devijimit seksual edhe më tej i ndihmojnë ligjet të ashtuquajtura ″liri e jetës″ përmes së cilave mëkatarit i mundësohet që edhe më tej të futet në mëkat dhe në jetë shtazarake.

Falë bekimit nga ana e legjislaturës dhe kodekseve ligjore evroperëndimore, prostitucioni bëhet fenomen legal, ndërsa ajo që është edhe më e keqja – gjë për të cilën edhe Allahu e shkatërroi një popull (popullin e Lutit a.s.) – ligjet bashkëkohore evroperëndimore legalizojnë edhe martesën ndërmjet një gjinie (mashkull me mashkull). Një varg shtetesh të ″përparuara″, ku Kisha në ato është institucion kryesorë, lejohen çështjet e këtilla, siç është

edhe në Britaninë e Madhe, Francë, Spanjë, etj. Këtu nuk mund të shtojmë asgjë tjetër, pasi që qartë dihet se gjërat e fëlliqura legalizohen nga institucionet shtetërore dhe nga ato fetare (legjislatura shtetërore dhe Kisha).




There are no comments

Add yours