drugs

Droga, mjetet narkotike dhe alkooli

Spread the love

Opiumet dhe materiet narkotike, shkaktojnë pasivitetin dhe paralizimin e të logjikuarit dhe funksionimin normal të mendjes që është një sistem kontrolli personal i njeriut. Në Sh.B.A. më tepër se 57% të aksidenteve janë pasojë e dehjes (alkoolit), me ç′rast më tepër se shtatëdhjetë mijë njerëz humbin jetën si rezultat i kësaj anomalie të shëmtuar shoqërore. Nga rreziqet që shkatërron shoqërinë, e veçanërisht të rinjtë, është edhe alkooli, anomali kjo e cila gjithnjë e më tepër e merr haraçin e vet. Alkooli si lëng dehës, gjithnjë e më tepër gjendet në sofrat edhe të të ashtuquajturve ″muslimanë bashkëkohorë″.

Njeriu si krijesë më e përsosur dhe me mendje të shëndoshë, është i obliguar që t′a ruajë dinitetin e tij si njeri dhe si krijesë që logjikon, e jo të bëhet shkaktar i dobësimit apo i çmendurisë artificiale, gjendje kjo e cila ate e rrëzon në një nivel të kafshës, madje edhe më të ulët. Allahu në Kur′anin Fisnik thotë: ″O ju që besuat, s′ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t′ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t′ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)″? (Maide, 90-91) Sistemi Hyjnor kujdeset për njerëzimin, andaj edhe nuk e la të bredh nëpër kopshtet e ideologjive të ndryshme e më pas edhe të përfundojë në labirinthët e errëta. Krijuesi i Gjithësisë, Allahu i Lartëmadhëruar, dëshiroi që mendja e njeriut (si kulminacion i krijesës më të përsosur) të mbetet e zgjuar dhe e aftë për të logjikuar. I′a mundësoi që ajo t′i njohë motivet qëllimkëqija të cilat nxitin njeriun kah devijimi. Pasi që mendja është mjet përmes së

cilës dallojmë të mirën nga e keqja, të drejtën nga devijimi, të vërtetën nga injoranca dhe besimin e pastër nga bestytënia, atëherë ajo duhet të mbetet e pastër dhe e kulluar e që gjithmonë të jetë e aftë për t′a adhuruar Zotin e Gjithësisë. Islami rreptësisht ndaloi të gjitha pijet të cilat e dehin njeriun dhe me këtë shkaktojnë largimin nga mëshira e Zotit. Ekzistojnë një varg thëniesh nga Muhammedi a.s. ku qartëson për ndalesën e alkoolit, ne do të veçojmë:

″Çështja e parë që e krijoi All-llahu ishte mendja, i tha asaj afrohu. Ajo u afrua. Pastaj i tha: Largohu′, e ajo u largua dhe tha: Pasha madhërinë dhe krenarinë Time nuk kam krijuar krijesë më fisnike se ti, me ty marr dhe për ty jap, për ty shpërblej dhe për ty dënoj″. (Trasmenton Imam Taberaniu në veprën e tij el-Evsat′) ″Çdo gjë që dehë mendjen është haram (e ndaluar)″. (Mutefekun alejhi) ″Çdo gjë që dehë është alkool dhe çdo alkool është haram″. (Trasmenton Muslimi) Islami pa kurrfarë shtegu ofron alternativën të vetme për të dalë nga kaosi djallëzor, e ajo është të larguarit nga pijet alkoolike, bixhozi etj. Allahu iu drejtohet besimtarëve dhe iu thotë: ″O ju që besuat, s′ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani″ (Maide, 90) Me këtë që u tha më lartë, kuptohet se ndalesat vlejnë për të gjitha pijet dehëse, opiumet dhe materjet narkotike, që aktiviteti i tyre shkakton pasivitetin dhe paralizimin e të logjikuarit dhe funksionimin normal të mendjes që është një sistem kontrolli personal i njeriut. Në Sh.B.A. më tepër se 57% të aksidenteve janë pasojë e dehjes (alkoolit), me ç′rast më tepër se shtatëdhjetë mijë njerëz humbin jetën si rezultat i kësaj anomalie të shëmtuar shoqërore.




There are 10 comments

Add yours
  1. Cami Halısı izmir

    After all, what a great site and informative posts, I will upload inbound link – bookmark this web site? Regards, Reader. Metropol Halı Karaca Halı Öztekin ve Selçuklu Halı Cami Halısı ve Cami Halıları Türkiye’nin En Büyük Cami Halısı Fabrikasıyız…


Post a new comment