thumbnail_50552320_l

Pse duhet ta duam Familjen e Profetit – Ehli Betin?

Spread the love

Pse duhet ta duam Familjen e Profetit – Ehli Betin?

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve! Bekimi më i mirë e paqja më e plotë qofshin mbi Muhamedin e zgjedhur e besnik dhe mbi familjen e tij të udhëzuar e të besës!

Në të vërtetë, dashuria për Ehli Bejtin, Pasardhësit e Profetit të zgjedhur, konsiderohet si një domosdoshmëri prej domosdoshmërive të padyshimta e të prera në fenë islame, në Libër (Kur‟an) dhe në traditën profetike (Sunnet). Allahu i Lartësuar thotë: “Nuk ju kërkoj për një gjë të tillë shpërblim, veçse dashuri për të afërmit.”

Në një hadith autentik të përcjellë nga Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), thuhet: “Duajeni Allahun për atë që ju ushqen nga begatitë e Tij. Më doni mua për hir të dashurisë ndaj Allahut dhe duajeni Ehli Bejtin tim për hir të dashurisë ndaj meje.”

Dhe: “Dashuria për ta është shenjë besimi dhe urrejtja për ta është shenjë hipokrizie.”

Dhe: “Ai që i do ata, e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe ai që i urren ata, e urren Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” E dhjetëra hadithe të tilla të cilat ftojnë për dashuri ndaj Ehli Bejtit dhe ndalojnë urrejtjen ndaj tyre.

Ajo që s‟ka dyshim, është se i Lartësuari e obligoi dashurinë dhe dashamirësinë ndaj tyre përkrah obligimit të kapjes me ta, sepse ata janë familja e dashurisë dhe e vilajetit për shkak të afërsisë së tyre tek i Lartësuari, pozitës së tyre tek Ai dhe pastërtisë së tyre prej idhujtarisë, politeizmit (shirk), mëkateve dhe prej çdo gjëje që i largon prej mejdanit të bujarisë e kënaqësisë së Tij.

Për këtë, dashuria ndaj Ehli Bejtit është një bindje, zanafilla e së cilës është Libri i Allahut të Lartësuar dhe Sunneti i (tradita e) Profetit të Tij të zgjedhur. Dashuria ndaj tyre nuk është thjesht një dashuri kalimtare apo thjesht një ndjenjë, por është një princip që ka lidhje me dashurinë për udhëheqësit bartës të Mesazhit, të cilët Allahu i Lartësuar i bëri udhërrëfyes për njerëzinë pas Profetit të Tij fisnik (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

U dhuroi atyre cilësitë e përsosura si: trimëria, falja, sinqeriteti, dituria, urtësia dhe etika e morali. Ata i ka bërë porta të Tij udhërrëfyes të rrugës së Tij, bartës të diturisë së Tij, depozitë të njohurive të Tij, përcjellës të Shpalljes së Tij dhe të shtyllave të Njësimit (teuhid) të Tij.

Në të vërtetë, ai është një parim që lidhet me dashurinë ndaj një prej dy gjërave më të rënda, për të cilat i Dërguari ka urdhëruar umetin e tij që të kapet fort me ato të dyja deri sa të shkojnë te burimi i Keutherit.

I ka bërë amanet për banorët e Tokës, ashtu siç janë amanet yjet për banorët e qiellit.

Ata janë si varka e Nuhut: ata që hipën në të shpëtuan dhe ata që kundërshtuan u mbytën e u zhdukën.

Lusim Allahun e Lartësuar që t‟u sjellë dobi me këtë vëllezërve besimtarë dhe ta bëjë këtë vepër të mirë për ne në këtë botë dhe pasuri në Jetën e Përtejme.